Masa e SPAK për Vlora Hysenin/ “Garanci të plotë për reformimin e shërbimit inteligjent shqiptar”, çfarë thoshte Rama për emërimin e kreut të SHISH në vitin 2023

2026-09-22 12:20:00 / POLITIKË ALFA PRESS

Masa e SPAK për Vlora Hysenin/ “Garanci të plotë për

Në një kohë kur GJKKO caktoi ‘arrest shtëpie’ për kreun e Shërbimit Informativ të Shtetit, dikur kryeministri Edi Rama u dilte garant shqiptarëve për Vlora Hysenin. Kjo e fundit akuzohet nga SPAK për përkrahje e autorit të krimit dhe nxjerrje e sekretit, ndërsa dyshohet se ajo ka favorizuar biznesmenin Ergys Agasi. Ajo mori zyrtarisht detyrën në prill të vitit 2023, duke u bërë e para grua që udhëheq shërbimin inteligjent shqiptar.

Rama përmes një postimi në Facebook, asokohe shkruante se Hyseni kishte eksperiencën dhe përgatitjen e duhur për këtë pozitë. “Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj.VLORA HYSENI drejtore e Shërbimit Informativ të Shtetit, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar”, shkruante ai.

Vlora Hyseni ka mbajtur postin e zëvendësdrejtoreshës së Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) por edhe drejtimin e saj për një periudhë të shkurtër për shkak të largimit të drejtorit të mëparshëm, Kreshnik Gashi.

 

 

Po ndodh...

ide