Aksioni i SPAK, zbardhet roli i biznesmenit të arrestuar: Fshiu "gjurmët" te vilat qeveritare në Durrës!

Të tjera detaje janë zbardhur nga aksioni i SPAK sa i përket hetimeve për dosjen e nxehtë e cila njihet edhe si “aferat e AKSHI-t”.
Përpos Vlora Hysenit, për të cilën dy prokurorët, Altin Dumani dhe Bledar Maksuti kërkuan masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe “pezullim nga detyra”, dy masa sigurie “arrest me burg” u lëshuan ndaj shefit të Laboratorit Shkencor të Policisë së Shtetit, Fatjon Kalluçin si dhe për biznesmenin, Embro Sulejmanin, i cili rezulton të jetë dhe administratori i lokalit të bllokut qeveritar në Durrës.
Por, cili është roli i Sulejmanit?
Biznesmeni, i cili po ashtu është dhe administratori i agroturizmit “Kodra e Kuajve”, dyshohet se ka fshirë kamerat e sigurisë në momentin kur dhe Agasi është arrestuar.
Sipas informacioneve paraprake, ky veprim dyshohet të jetë bërë për të fshirë gjurmët e Agasit i cili përgjatë kohës kur dhe ishte në arrati thuhet se kishte frekuentuar vilat qeveritare.
Paralelisht agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kryer kontrolle në disa banesa në Tiranë, dhe në zonën e Shkozetit në Durrës. Kontrollet u kryen edhe në banesën e ish-kryepolicit Ilir Proda, si dhe Vlora Hysenit për të cilën është dhënë dhe masa e sigurisë “arrest shtëpie”.
Mes masave të kërkuara nga SPAK dhe të miratuara nga GJKKO ka qenë edhe ajo ndaj Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të cilat janë ekzekutuar mëngjesin e sotëm.
Kujtojmë se afera e AKSHI-t është cilësuar si një ndër më të rëndat në vendin tonë, në të cilën janë përfshirë zyrtarë e ish-zyrtarë, po ashtu dhe biznesmenë.
Më herët në kuadër të hetimeve për këtë dosje ra në pranga biznesmeni Ermal Beqiri, ndërkohë disa javë më vonë u bë i mundur edhe arrestimi i vetë Ergys Agasit.
Po ndodh...
The "small flower" and the big problem of Rama and Berisha!
ide
It's not the Cauliflower Trust, it's the Aruba Cartel!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Innocence for the liberators, so that history is not judged!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128