Tmerr në Turqi/ 15-vjeçari hap zjarr në shkollë, 11 nxënës të plagosur, dy në gjendje kritike

2026-09-22 12:55:00 / BOTA ALFA PRESS
Tmerr në Turqi/ 15-vjeçari hap zjarr në shkollë, 11

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë mëngjes qytetin e Manisës në Turqi, ku 11 nxënës janë plagosur nga të shtënat me armë pranë një shkolle të mesme. Dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike, ndërsa autoritetet kanë arrestuar një 15-vjeçar të dyshuar për sulmin. Ngjarja ndodhi pranë Shkollës së Mesme Profesionale dhe Teknike Anatolian Inci Uzmez, në lagjen Turgutlu të Manisës. Policia dhe ekipet mjekësore u vunë në lëvizje menjëherë pas raportimit për të shtëna, rreth orës 07:59.

Të plagosurit u transportuan në spitalet e zonës për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa policia nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Ministri i Drejtësisë i Turqisë, Akin Gurlek, deklaroi se ka nisur një hetim të gjerë gjyqësor. “Sulmi i armatosur, në të cilin u plagosën 11 nga studentët tanë, dy prej të cilëve rëndë, na ka tronditur thellësisht të gjithëve”, tha Gurlek.

#Manisa’da okulda dehşet saçan saldırgan böyle görüntülendi
https://t.co/PkD7EjCxtx https://t.co/JNCG2BCVP2

— İhlas Haber Ajansı (@ihacomtr) September 22, 2026

Sipas ministrit, përveç 15-vjeçarit të dyshuar, janë arrestuar edhe nëna, babai dhe gjyshi i tij. Autoritetet po hetojnë gjithashtu mënyrën se si arma ra në duart e të miturit. Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e rrethanave që çuan në përdorimin e armës pranë shkollës.

#SONDAKİKA Manisa’da okul önünde silahlı saldırı: Yaralı öğrenciler var https://t.co/wSedylYFso

— İhlas Haber Ajansı (@ihacomtr) September 22, 2026

 

Po ndodh...

ide