Ankimoi masën, Apeli i GJKKO lë në burg Ergys Agasin

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë lidhur me masat e sigurimit ndaj personit nën hetim Ergys Agasi. Vendimi është marrë sot, nga trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtari Florjan Kalaja, pas shqyrtimit të ankimit të Agasit ndaj vendimit të GJKKO-së së Shkallës së Parë.
Në vendimin e Apelit thuhet se është miratuar vendimi nr. 62, datë 28 gusht 2026, i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
VENDIMI
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues
monokratik të përbërë nga gjyqtar z. Florjan Kalaja, sot më datë 22.09.2026, disponoi për
çështjen penale nr. 43 akti, datë 17.09.2026 regjistrimi, mbi ankimin e
personit nën hetim/ankues E.A, në lëndë të masave të
sigurimit, si vijon:
– Miratimin e vendimit nr. 62, datë 28.08.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
– Në bazë dhe për zbatimin të nenit 103 të K.Pr.Penale ndalohet publikimi i vendimit deri në mbylljen e hetimeve paraprake.
– Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve duke nisur ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.
U shpall në Tiranë, më datë 22.09.2026.
Po ndodh...
The "small flower" and the big problem of Rama and Berisha!
ide
It's not the Cauliflower Trust, it's the Aruba Cartel!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Innocence for the liberators, so that history is not judged!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128