Prifti i parë i Sarandës pas rënies së komunizmit, ndahet nga jeta At Kristo Papa

2026-09-22 14:19:00 / AKTUALITET ALFA PRESS
Prifti i parë i Sarandës pas rënies së komunizmit, ndahet

At Kristo Papa është ndarë nga jeta mëngjesin e  këtij 22 Shtatori në spitalin e Janinës. Ai ishte një prej figurave të respektuara të komunitetit ortodoks të Sarandës dhe zonës dhe prifti i parë i qytetit pas rënie së komunizmit.

At Kristo Papa lindi në vitin 1938 në fshatin Aliko dhe studimet i ndoqi në Shkollën Pedagogjike të Gjirokastrës, në degën e gjuhës greke për shkollat e minoritetit, por nuk mundi ta ushtronte profesionin e mësuesit, pasi familja e tij konsiderohej e persekutuar nga regjimi komunist.

Pas rikthimit të lirisë së besimit, jeta e tij mori një tjetër rrugë. Ai ishte prifti i parë i dorëzuar nga i ndjeri Kryepeshkop Anastas dhe prifti i parë që shërbeu për shumë vite në qytetin e Sarandës.

Me përkushtimin e tij, At Kristo Papa u bë pjesë e ringritjes së jetës fetare pas dekadave të komunizmit dhe një figurë e dashur për shumë besimtarë. At Kristo Papa do të përcillet për në banesën e fundit në vendlindjen e tij, në Aliko, të mërkurën, 23 shtator, në orën 10:00.

Po ndodh...

ide