A është cenuar siguria kombëtare? Hera e parë në historinë e Shqipërisë, kreu i SHISH me masë sigurie

SPAK lëshoi sot masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për kreun e SHISH, Vlora Hyseni, e cila po hetohet për skandalin e AKSHI-t. Lajmi u konfirmua ekskluzivisht nga gazetarja Klodiana Lala, e cila në një lidhje telefonike për News24 raportoi se kjo është një ngjarje e paprecedentë për historinë e Shqipërisë.
Në një kohë kur SPAK lëshoi këtë masë sigurie për numrin një të sigurisë së shtetit shqiptar, natyrshëm lind pyetja nëse është cënuar sigurua kombëtare?!
“Është rasti i parë që një zyrtare e lartë merr këtë masë sigurie. Teksa pretendohet se kreu i SHISH ka në dorë sekrete te shqiptarëve, ka përfunduar në një masë arresti. Nuk është e konfirmuar nëse i është komunikuar kjo masë sigurie apo jo. Është zyrtari i parë i lartë në këtë detyrë që përfundon në këtë akuzë nën dyshime nga SPAK.”, tha gazetarja Klodiana Lala. Sakaq, aksioni blic nisi në orën 7:30, ndërsa operacioni vijon ende, ku aktualisht po ushtrohen kontrolle.
Kujtojmë se një tjetër precedent u krijua dhe me rastin e Bashkim Gazidedes, i cili u largua nga Shqipëria në vitin 97, por për çështje të tjera, siç ishin trazirat e vitit të mbrapshtë.
Po ndodh...
The "small flower" and the big problem of Rama and Berisha!
ide
It's not the Cauliflower Trust, it's the Aruba Cartel!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Innocence for the liberators, so that history is not judged!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128