Përfundojnë fjalimet te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

2026-09-21 20:57:00 / POLITIKË ALFA PRESS
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin

Protestuesit e shumtë të mbledhur para Kryeministrisë kanë përfunduar fjalimet e tyre të mbushura me revoltë e kritika drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Aksioni i revoltës qytetare do të vijojë me marshimin drejt Sheshit Skënderbej, për të vijuar më pas në rrugët kryesore të Tiranës.

Qytetarët e shumtë kanë nisur marshimin drejtuar pikës qendrore të kryeqytetit, duke brohoritur njëzëri thirrje si “Shqipëria e shqiptarëve”, “Arrestoni Ramën”, etj.

 

 

Po ndodh...

ide