Mbyllet tubimi i 114, thirrjet e protestuesve: Nesër më shumë

2026-09-21 22:40:00 / POLITIKË ALFA PRESS
Mbyllet tubimi i 114, thirrjet e protestuesve: Nesër më shumë

Është mbyllur protesta në ditën e 114-të të saj protesta kundër qeverisë.

Protestuesit kanë bërë thirrje si çdo mbrëmje “Nesër më shumë”, duke kërkuar edhe mbështetjen e diasporës, për të rrëzuar qeverinë Rama.

Dita e sotme nisi si gjithmonë nga Sheshi Skënderbej. Më pas, protestuesit u nisën drejt Kryeministrisë, ku u bënë thirrje të forta kundër Ramës, Berishës dhe Ballukut. U kѱrkua dhe arrestimi i tyre.

Më tej, u bënë marshime në rrugë të ndryshme të Tiranës, deri tek Bulevardi Zogu I.

 

Protestuesit u kthyen sërish tek Sheshi Skënderbej dhe e mbyllën protestën, aty ku e nisën. Prej 114 ditësh kërkohet dorëheqja e qeverisë.

 

Po ndodh...

ide