Gazetari Poli Hoxha: Jemi vendi i parë i NATO-s ku arrestohet kreu i SHISH!
Gazetari Poli Hoxha thekson se Shqipëria është vendi i parë i NATO-s ku ka një urdhër-arrest për kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror.
I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Hoxha vë në dukje se arrestime të këtij lloji mund të ndodhin vetëm me negocim.
Duke u ndalur te rasti i Vlora Hysenit, sipas tij kemi të bëjmë me një arrestim gjeo-strategjik, duke marrë parasysh pozicionin që ajo mban.
“Kemi një turpërim të shtetit shqiptar. Janë dy raste, në 2022 me urdhër të Spanjës, i arrestuar shefi i shërbimit sekret të Ugandës, kemi në vitin 2025 shefin e shërbimit sekret të Kazakistanit për tradhti kombëtare, por nuk kemi asnjë rast në Perëndim, apo të një vendi që është anëtar i NATO apo kandidat për në BE. Arrestime të këtij lloji mund të ndodhte në vende të tjera janë bërë me negociim. Është një arrestim gjeo-strategjik në kuptimin e pozicionit që mban ajo. Nuk mund të ketë një arrestim të tillë nga SPAK-u, me mbështetje dhe bashkëpunim me SHBA-të dhe BE-në, të shefit në detyrë të shërbimit informativ”, tha Hoxha. (A2 Televizion)
Po ndodh...
The "small flower" and the big problem of Rama and Berisha!
ide
It's not the Cauliflower Trust, it's the Aruba Cartel!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Innocence for the liberators, so that history is not judged!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128