Rrëfimi i Francesco Tottit: Me Spallettin po afrohemi, por duhet të themi të vërtetën

2026-09-22 23:49:00 / SPORT ALFA PRESS

Rrëfimi i Francesco Tottit: Me Spallettin po afrohemi, por duhet të

‘Kemi nisur procesin e riafrimit. Kur të tregojmë të gjithë të vërtetën dhe vetëm të vërtetë, unë do të mbyll gjithçka përfundimisht. Do të mund të kthehemi ata që kemi qenë më parë’-Kështu shkruan Francesco Totti, kapiteni legjendar i Romës teksa flet për Luciano Spalletti në një pjesë të librit të tij ‘Përtej’ të publikuar nga e përditshmja italiane ‘La Gazzetta Dello Sport’

Kushtet ideale për paqen mes meje dhe Luciano Spallettit janë duke u krijuar ditë pas dite-vijon Totti-le të themi se kemi ndërmarrë një proces përtej heshtjes që ekzistonte. Nga ku lind krisja mes nesh dhe nuk do ta përsëris këtu, e dinë edhe marsianët’

Riafrimi mes dy personaliteteve ishte vizita e Kombëtares që në atë kohë drejtohej nga Spalletti te fëmijët e sëmurë në Spitalin Bambino Gesu ku Federata Italiane e Futbollit kishte ftuar edhe vetë Francesco Tottin. ‘Nuk doja t’ia dija-kujton Totti-por në fakt u mendova edhe kuptova se mund të jesh egoist, të mbrohesh nga dhimbja dhe të fshehësh plagët, por jo në kurriz të të tjerëve. Kështu që e pranova ftesën, herët a vonë kjo do të duhej të ndodhte’.

Takimi mes Tottit dhe Spallettit në praninë e presidentit të asaj kohe të FIGC, Gravina ishte një moment i shkurtët. ‘Një përfaqim, një gjest që zgjati shumë pak asgjë më shumë. Nuk ndjeva asgjë, nuk ishte akoma dashuri-tha Totti-e pashë sërish në Olimpico të Romës në 14 maj të 2025 në finalen e Kupës së Italisë mes Bolonjës dhe Milanit. ‘Si shkon?’. ‘Gjithçka mirë, po ti?’.’Mirë faleminderit’. ‘Mirupafshim. ‘Mirupafshim’.  Gjëra të zakonshme, por më pas u zhdukëm’-lexohet më pas në librin e ish kapitenit verdhekuq.

Kështu që ndryshimi i madh lidhet me një spot publicitar.

‘Kjo gjëja hiq e mos e këput zgjati një muaj. Nuk isha shumë i bindur, por në fund u dorëzova-tregon Totti-secili prej nesh kishte  kamperin e tij për t’u ndërruar e për t’u trukuar. Dola nga kamperi im dhe u nisa drejt Spallettit. Trokita. ‘Hape, çfarë, ke frikë?’. Zbriti, u përqafuam, diçka më e vërtetë në krahasim me atë te Bambino Gesu’.

Totti më pas tregoi edhe shkëmbimin e batutave të para me trajnerin aktual të Juventusit

‘Francesco, je i kënaqur që do bësh këtë spot me mua?. Mezi prisja. ‘Gjithsesi duhet të më falenderosh mister, nëse do të kisha thënë jo, s’do të të kishin marrë as ty’.

‘Punuam së bashku për dy ditë, na shërbeu, akulli u shkri, qeshëm, ishin ato qeshje spontane jo të komanduara. U argëtova. Duhet të them se dola më i qetë-tregon Totti-në verën e 2026 xhiruam një tjetër spot, për 3 ditë në pronën e Spallettit në Toskanë. Një mbrëmje ishim në tryezë me persona të tjerë. Fola une duke iu drejtuar të gjithëve: ‘Si trajner ishte ndër më të mirët, me mua nuk u soll shumë mirë…’. ‘Jo, Francesco, është faji yt, je ti që doje të keqen për mua dhe më largove nga Roma’. ‘Po çfarë po thua, trajner? Bëre vetë gjithçka’. Nuk ia dolëm as aty, por klima ishte shumë më miqësore. Nga spoti në spot, po eliminojmë plagët’.

Po ndodh...

ide