VIDEO/ Krah Melanias, Trump mbërrin në OKB dhe përplaset me gazetarët e CNN: Nuk duhet të ishit këtu

2026-09-22 16:46:00 / BOTA ALFA PRESS
VIDEO/ Krah Melanias, Trump mbërrin në OKB dhe përplaset me

Presidenti amerikan Donald Trump ka mbërritur në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Melania Trump, për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme.

“Është një nder të jem këtu në OKB, po bëjmë shumë përparim”, deklaroi Trump pas mbërritjes.

Më pas, presidenti amerikan iu drejtua një gazetareje të CNN, duke vijuar përplasjen e tij të vazhdueshme me transmetuesin amerikan.

“Jam i befasuar që CNN është këtu duke më mbuluar. Ju nuk duhet të jeni këtu; ju thatë se nuk do të më mbulonit”, tha Trump.

“You should not be here covering me.”

Donald Trump says he is “surprised” CNN is reporting on his arrival at the UN General Assembly, after the U.S. President banned the outlet from reporting in the White House last week.

https://t.co/BAxWKRC4IJ

? Sky 501, Virgin 602 https://t.co/X9ZBFR6JyQ

— Sky News (@SkyNews) September 22, 2026

 

Po ndodh...

ide