Zjarr në Delisuf të Novoselës, digjet një sipërfaqe me pemëtari

2026-09-22 17:35:00 / AKTUALITET ALFA PRESS
Zjarr në Delisuf të Novoselës, digjet një sipërfaqe me

Një vatër zjarri e përmasave të mëdha është regjistruar ditën e sotme në fshatin Delisuf, në Njësinë Administrative Novoselë, në Vlorë.

Sipas informacioneve paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi në zonë të favorizuara nga era, ndërsa forcat zjarrfikëse po vijojnë punën për vënien nën kontroll të vatrës së zjarrit.

Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me pemëtari së bashku me një stallë bagëtish.

Mësohet se në momentin e rënies së zjarrit në stallë nuk ka pasur asnjë kafshë. Operacioni për shuarjen e zjarrit vijon, ndërsa zjarrfikësve i janë shtuar edhe banorët e zonës për të ndihmuar në izolimin e vatrës.

Po ndodh...

ide