Rama në SHBA, karrigia e kreut të SHISH mbetet bosh, opozita thirrje për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare
Vlora Hyseni nuk është më drejtuese e Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), kjo pasi kryeministri Edi Rama e shkarkoi pas zhvillimeve të fundit.
Një hetim i SPAK solli sot lëshimin e urdhërit nga GJKKO për ‘’arrest shtëpie’’ për Hysenin, e cila ndodhej në një konferencë pune në Azerbajxhan.
Kreu i SHISH (i shkarkuar), institucioni kryesor që siguron dhe ruan informacionin sekret të Republikës së Shqipërisë, akuzohet nga SPAK për “nxjerrje të sekretit shtetëror” dhe “përkrahje të autorit të krimit”. Hyseni dyshohet se me informacione sekrete të shtetit ndihmoi në arrati Ergys Agasin, i akuzuar dhe i arrestuar në gusht si kreu i një grupi të strukturuar kriminal në aferën e AKSHI-t.
Në njoftim SPAK kujdeset ta veçojë se akuza i referohet paragrafit të dytë të nenit 302, që bën fjalë për dhënien e ndihmës krimit të organizuar.
Teksa agjentët e BKH-së u ndodhën në banesën e Hysenit për të ekzekutuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ajo ndodhej disa mijëra kilometra larg, në Baku të Azerbajxhanit. Në kryeqytetin azer ajo përfaqësonte Shqipërinë në forumin ndërkombëtar për luftën kundër terrorizmit, me pjesëmarrjen e 100 shteteve.
Fill pas këtyre zhvillimeve, kryeministri Rama i cili ndodhet në New York për zhvillimet e samitit të OKB-së, e shkarkoi menjëherë Hysenin, duke mos harruar të përmendte edhe vlerësimet për të nga organizatat partnere.Më herët opozita kërkoi një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ndërsa Rama njoftoi se pas kthimit nga SHBA do të konsultohet me presidentin Bajram Begaj për zgjedhjen e kreut të ri të SHISH.
Po ndodh...
The "small flower" and the big problem of Rama and Berisha!
ide
It's not the Cauliflower Trust, it's the Aruba Cartel!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Innocence for the liberators, so that history is not judged!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128