The murder of Endri Goxhaj in Memaliaj, new suspicions emerge: The victim was the victim of a well-organized assassination

2026-04-22 10:28:17 / AKTUALITET ALFA PRESS

The murder of Endri Goxhaj in Memaliaj, new suspicions emerge: The victim was

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë e së martës në Memailaj, ku u vra 30-vjeçari, Endri Goxhaj.

Sakaq raportohe për dyshime se nuk ka qenë një krim i çastit, por një atentat i mirëorganizuar.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, viktima është ndjekur në mënyrë të vazhdueshme në rutinën e tij të përditshme, deri në momentin e ekzekutimit.

Burime pranë grupit të hetimit bëjnë me dije se po analizohet me imtësi e gjithë dinamika e ngjarjes, ndërsa deri në këtë fazë nuk ka një version përfundimtar mbi mënyrën e organizimit të saj. Ndërsa janë marrë në pyetje disa persona, rrëfimi i të cilëve mbahet sekret.

Sipas policisë, viktima është qëlluar me armë nga 29-vjeçari Donald Nela, teksa i plagosur ka mbetur edhe vëllai i këtij të fundit, 25-vjeçari Dario Nela.

Endri Goxhaj njihej edhe me pseudonimin “Supe”.

Hetimet vijojnë në disa pista dhe autoritetet mbeten të rezervuara për detaje të mëtejshme, në pritje të zbardhjes së plotë të ngjarjes.

 

Happening now...

ideas