Athinë, shkrumbohet lokali ku u ekzekutua një 37-vjeçar shqiptar

2026-09-28 10:12:00 / BOTA ALFA PRESS
Athinë, shkrumbohet lokali ku u ekzekutua një 37-vjeçar

ATHINË- Një zjarr ka shkatërruar tërësisht një lokal në Athinë.  Sipas policisë greke ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por lokali u shkatërrua tërësisht.

Dëme të mëdha materiale pësuan  edhe tre banesa mbi godinën.

Autoritet greke thonë se në të njëjtin lokal në 22 shkurt 2023 është ekzekutuar me një plumb 37-vjeçari Pëllumb Islami, por nuk deklarojnë nëse zjarri i sotëm ka ndonjë lidhje  me vrasjen e Islamit.

Hetimet për zjarrin i ka marrë në dorë policia greke pasi dyshon për zjarrvënie të qëllimshme.

 

Po ndodh...

ide