Rama: Shqiptarët ende e duan BE-në, ndryshe nga vendet anëtare

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Konferencën Ndërparlamentare me përfaqësues të institucioneve shqiptare, Parlamentit Europian dhe parlamenteve të vendeve europiane, e fokusuar te “Agjenda strategjike për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë”.
Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te momenti që po kalon Shqipëria në procesin e integrimit europian, duke ironizuar edhe vëmendjen e krijuar së fundmi rreth flamingove, ndërsa tha se shqiptarët kanë kuptuar se vendi mund të zhvillohet edhe më tej.
“Kur flasim për këtë moment në Shqipëri, jam i sigurt që jeni argëtuar mjaft kohët e fundit me flamingo, edhe pse jam i bindur që s’do jenë aq të bukur sa duken nëpër fotot që shpërndajnë kolegët tuaj.”
Rama tha se shqiptarët tashmë e shohin më qartë mundësinë që vendi të ecë përpara, pavarësisht lajmeve të pasakta dhe teorive konspirative që, sipas tij, kanë shtuar barrën sociale.
“Njerëzit e kanë kuptuar që vendi e ka aftësinë për të kërcyer edhe më lart, që mund të bëhet edhe më ndryshe, dhe që ka një zhvillim të dukshëm për këdo.”
Kryeministri theksoi më tej se Shqipëria ka një avantazh në raport me disa vende anëtare të Bashkimit Europian, pasi, sipas tij, shqiptarët vazhdojnë ta shohin me entuziazëm anëtarësimin në BE.
“Por nga ana tjetër, krahasuar me vendet e BE, ne shqiptarët kemi një përparësi të madhe, pasi ne ende e dashurojmë BE-në. Nuk ndodh fiks kështu në vendet tuaja, ku më shumë merret si e mirëqenë BE-ja, sikur të ishte martesë, ndërkohë ne jemi plotësisht të angazhuar.”
Po ndodh...
The siege of Rama and Berisha by SPAK!
ide
Love in the time of cholera, in Rama's state!
Edi Rama is misusing Kosovo as a washing machine for his own troubles
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128