Godfathers of cocaine/ From Colombia and Ecuador to Europe, how over 50 tons of drugs were trafficked
A network that started in Latin America. Containers that traveled thousands of kilometers across the ocean. Cocaine that entered the ports of Europe.
Millions of euros that were returned. And at the end of this road, properties, companies, villas, hotels and wealth in Albania.
SPAK says that behind this structure stood a name, Shpëtim Aliu.
Known in the world of criminal communications as Salvatore.
A 51-year-old from Elbasan, who for years remained out of the public eye, while according to SPAK investigations, he is suspected of having a central role in supplying cocaine to several Albanian groups.
On September 23, 2026, he was arrested in Russia. But his arrest is not the end of the story. It is the moment when one of the largest international drug trafficking cases investigated by SPAK takes on another dimension.
Because behind the name Salvatore, the file leads to dozens of tons of cocaine, to SKY ECC communications, to criminal groups operating in various European countries, and to hundreds of assets placed under seizure in Albania.
But who was Salvatore? How big was the structure he allegedly ran?
And how could such an organization move from Latin American cocaine to real estate in Albania?
So far, the SPAK file talks about at least 50 tons of cocaine trafficked and millions of euros laundered by these criminal groups that interacted with each other.
On September 23, 2026, Shpëtim Aliu, known as Salvatore, was arrested in Russia. The operation is called "The Wanted" and is carried out in cooperation between Interpol Tirana and its Russian counterparts.
For Aliu, the GJKKO had previously set the security measure "arrest in prison", within the framework of the SPAK investigation. He faces four charges: Drug trafficking, laundering of proceeds of crime, organized criminal group and committing criminal offenses within the framework of a criminal organization or organized criminal group. The Albanian police announced that the arrest in Russia was made with the aim of his extradition to Albania.
COCAINE TRAFFICKING
At the center of one of SPAK's largest investigations into international cocaine trafficking are 4 names in particular: Shpëtim Aliu, known as Salvatore, Eldi Dizdari, alias Denis Matoshi, Dritan Gjika and Armando Pacani.
Four people who appear in the investigative file at different points of the same criminal mechanism. But their roles, according to the materials in the file, were not necessarily the same. Aliu is presented by SPAK as one of the central figures of the structure: supplier, organizer and financier of cocaine shipments from Latin America to Europe. He was the point of connection with the supply and logistics of the shipments.
Por për ta kuptuar fuqinë e rrjetit, duhet parë edhe marrëdhënia me tre emrat e tjerë.
Eldi Dizdari, në komunikimet e zbardhura nga SKY ECC, shfaqet duke kërkuar sasi të mëdha kokaine nga Aliu. Jo kilogramë, por tonelata. Në një prej komunikimeve që janë të administruara në dosjen e SPAK, Dizdari i thotë Aliut se kishte tregun gati dhe kapacitetin për të përballuar sasi që arrinin deri në 10 tonë. Sipas raportimeve mbi dosjen, në pak ditë ai kishte transferuar të paktën 8 milionë euro drejt strukturës së Aliut për furnizimin nga Ekuadori.
Me Dritan Gjikën komunikimet tregojnë një marrëdhënie tjetër. Sipas dosjes hetimore, Gjika ishte i lidhur me sigurimin e kokainës në Amerikën Latine, ndërsa Aliu merrej me nxjerrjen e sigurt të ngarkesave nga portet dhe dërgimin e tyre drejt Europës. Në një episod të shtatorit 2020, sipas dosjes, Gjika siguron një ngarkesë prej rreth 1.1 tonësh kokainë, ndërsa Aliu organizon daljen e saj nga Ekuadori. Kur kjo ngarkesë përfundon e sekuestruar në Rotterdam, komunikimet nuk ndërpriten.
Përkundrazi, të dy diskutojnë për ngarkesa të tjera. Madje, në një komunikim të 7 tetorit 2020, Gjika pyet nëse do të kalonin paratë për “mallin” në Cali. Përgjigjja e Aliut është e drejtpërdrejtë: “1 milion.” Por komunikimet tregojnë edhe diçka tjetër. Jo vetëm trafik, edhe kontroll mbi cilësinë e produktit. Në disa biseda të publikuara, Aliu i ankohet Gjikës për cilësinë e kokainës që kishte mbërritur në Europë. Ankesat vinin nga njerëzit që e shisnin atë në tregun europian. Gjika kërkon të dijë nëse kishte ndonjë detyrim financiar për t’u shlyer. Në një tjetër komunikim, Aliu i kërkon Gjikës të kontrollojë mënyrën e prodhimit, pasi një pjesë e “mallit” kishte dalë e dëmtuar.
Një tjetër emër që del në këtë rrjet është Armando Pacani. Dhe lidhja me Salvatore Aliun nuk mbetet vetëm në nivelin e një emri të përfshirë në të njëjtën dosje. Sipas komunikimeve të analizuara nga SPAK në platformën SKY ECC, Aliu, Eldi Dizdari dhe Armando Pacani përdornin kode të identifikuara nga hetuesit dhe komunikonin në lidhje me një ngarkesë prej rreth 700 kilogramësh kokainë. Bëhet fjalë për një episod të 11 majit 2020, kur droga u sekuestrua në portin Waasland të Antwerp-it, e fshehur në një kontejner me pjesë këmbimi automjetesh. Sipas materialeve të publikuara mbi dosjen, ky episod është një nga rastet ku emri i Pacanit shfaqet në komunikimet që lidhen me rrjetin e Salvatore Aliut. Pacani, ndërkohë, del në hetim edhe për ngarkesa të tjera të kokainës nga Amerika e Jugut drejt Europës. Ky nuk është një përshkrim i një organizate të provuar me vendim përfundimtar gjyqësor, por mënyra se si rolet dalin nga materialet hetimore të publikuara deri tani. Dhe pikërisht kjo e bën marrëdhënien mes tyre të rëndësishme. Lidhen me hallka të ndryshme të të njëjtit aktivitet: sigurimi i kokainës, financimi, transporti, nxjerrja nga porti dhe dërgimi në Europë.
Një zinxhir që, sipas hetimit, nuk përfundonte me drogën. Në fund të tij ishin milionat. Dhe pas milionave pasuritë në Shqipëri.
HETIMI QË NISI NË SHQIPËRI
SPAK e ka fillesën e këtij procedimi në një referim të Policisë së Shtetit në maj të vitit 2020. Hetimi më pas do të zgjerohej përtej Shqipërisë. Në Amerikën Latine, Belgjikë, Holandë, Francë, Mbretëri e Bashkuar dhe Shqipëri.
Sipas SPAK, Salvatore Aliu nuk ishte thjesht një person që shiste drogë. Dyshimi i prokurorëve ishte se ai kishte një rol shumë më lart në hierarki, Ishte furnizues, organizator dhe financues i ngarkesave. Në këtë skemë, sipas dosjes së SPAK, grupet shqiptare nuk do të ishin domosdoshmërisht një organizatë e vetme me një strukturë tradicionale. Ato do të funksiononin si një rrjet. Grupe të ndryshme, persona të ndryshëm, vende të ndryshme, por me një burim furnizimi që, sipas hetimeve, lidhej me Salvatore Aliun.
Sipas SPAK, gjatë periudhës 2019–2021, rrjeti dyshohet se ka trafikuar të paktën 50 tonë kokainë nga Amerika Latine drejt Europës. Por këtu duhet bërë një dallim i rëndësishëm. SPAK raportohet se ka dokumentuar konkretisht pesë episode. Në këto pesë episode janë sekuestruar gjithsej rreth 8 tonë e 960 kilogramë kokainë.
Pjesa tjetër e shifrës prej 50 tonësh i referohet trafikut që hetuesit dyshojnë se është kryer gjatë periudhës së hetuar:
Më 11 maj 2020, në Antwerp, sekuestrohet 700 kilogramë kokainë, që ishte fshehur në një kontejner me pjesë këmbimi automjetesh. Më 6 qershor 2020, në Guayaquil, në Ekuador, kapen 2 tonë e 10 kilogramë kokainë që kishte si destinacion Holandë. Më 16 gusht 2020, në Rotterdam kapet 1.1 tonë kokainë. Ndërsa më 16 dhjetor 2020, po në Rotterdam, kapet edhe një sasi tjetër, 4.1 tonë. Më 3 shkurt 2021, në Kolumbi kapet 1 ton e 50 kilogramë kokainë.
Pothuajse nëntë tonë kokainë të sekuestruar. Dhe sipas SPAK, dhjetëra tonë të tjera që dyshohet se kanë kaluar pa u kapur.
Një nga elementët më të rëndësishëm të hetimit janë komunikimet e enkriptuara të SKY ECC. Sipas materialeve që përmban dosja e SPAK, komunikimet janë siguruar përmes bashkëpunimit ndërkombëtar dhe letër-porosive. Dhe pikërisht këtu hetuesit pretendojnë se kanë gjetur mënyrën se si funksiononte mekanizmi.
Jo thjesht: “Ka ardhur droga.” Por edhe sa ishte sasia, nga ku ishte nisur, me çfarë kontejneri, në cilin port, si do të ndahej dhe kush do ta merrte. Në një nga komunikimet e publikuara, Salvatore Aliu dhe Eldi Dizdari diskutojnë për një ngarkesë prej rreth 6 tonësh. Dizdari kërkon që një pjesë të jetë në kontejnerë frigoriferikë dhe pjesa tjetër në kontejnerë të zakonshëm. Destinacioni transit përmendet Antwerp-i.
Këto nuk janë më thjesht biseda për drogë. Nëse përmbajtja e komunikimeve është interpretuar saktë nga hetuesit, ato tregojnë një nivel planifikimi ku diskutohet edhe mënyra e organizimit të ngarkesës dhe transportit të saj.
Ndërsa territori nga ku kalonte kokaina, ashtu siç përshkruhet në dosje është: Ekuador, Kolumbi, Belgjikë, Holandë, Francë, Mbretëri e Bashkuar, Shqipëri. Dhe pikërisht këtu qëndron një nga elementët më të rëndësishëm të historisë. Nuk kemi të bëjmë vetëm me një grup që dërgon drogë nga një vend në tjetrin. Sipas hetimeve, kemi një ndarje rolesh.
Në njërën anë furnizimi, në tjetrën financimi, më tej transporti. Pastaj marrja e ngarkesës, shpërndarja dhe në fund pastrimi i parave. Hetuesit e lidhin Salvatore Aliun me disa grupe kriminale shqiptare dhe emra të njohur të dosjeve të tjera të krimit të organizuar. Mes tyre përmenden Eldi Dizdari, Dritan Gjika, Armando Pacani, Jetmir Pepa dhe grupe të tjera.
Kokaina ishte vetëm njëra anë e historisë. Ana tjetër ishte paraja. SPAK dyshon se në Shqipëri janë pastruar të paktën 30 milionë euro të ardhura nga aktiviteti kriminal. Dhe këtu shfaqet një tjetër person kyç, Isa Aliu, vëllai i Salvatore Aliut.
Sipas materialeve hetimore, paratë dyshohet se hynin fillimisht në formën e cash-it dhe më pas qarkullonin përmes kompanive, huave, investimeve dhe pasurive të paluajtshme. Miliona euro. Paratë që duhej të fshiheshin, paratë që duhej të investoheshin dhe paratë që duhej të largoheshin nga gjurmët e aktivitetit kriminal.
Këtu historia ndryshon. Sepse organizata nuk kishte më nevojë vetëm për njerëz që të transportonin kokainën. Kishte nevojë për njerëz që ta kthenin kokainën në pasuri.
Më 15 qershor 2026, GJKKO vendosi sekuestro preventive mbi 491 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme të lidhura drejtpërdrejt ose tërthorazi me personat nën hetim.
Mes tyre: 266 pasuri të paluajtshme, toka, apartamente, hotele, vila, garazhe dhe prona në disa prej zonave më të kërkuara të vendit. Nga Tirana dhe Durrësi deri në Dhërmi, Himarë e Sarandë. Janë sekuestruar gjithashtu automjete, mjete lundruese, mjete transporti dhe 209 llogari bankare. Vlera totale e pasurive është raportuar rreth 150 milionë euro, por vetë SPAK ka theksuar se vlera e saktë duhet të verifikohet gjatë hetimit. Dhe ky është ndoshta numri që tregon më qartë se çfarë do të thotë krimi i organizuar modern. Nuk është vetëm droga. Është ekonomia që krijohet pas drogës.
Nëse gjithçka do të provohet në Gjykatë, fuqia e kësaj strukture kriminale ndërkombëtare nuk qëndronte vetëm te sasia e drogës. Ajo që e bënte të fuqishme ishte lidhja mes disa hallkave. Furnizimi, financimi, transporti, shpërndarja, komunikimi i koduar dhe pastrimi i fitimeve.
Një hallkë mund të ndodhej në Ekuador, një tjetër në Belgjikë, një tjetër në Holandë, dikush tjetër në Shqipëri dhe sipas hetimeve, këto hallka komunikonin dhe funksiononin si pjesë e të njëjtit mekanizëm. Ky është ndryshimi mes një trafikanti dhe një strukture kriminale ndërkombëtare.
Nuk është vetëm kush e ka drogën. Është kush e siguron, kush e financon, kush e transporton, kush e merr, kush e shet dhe mbi të gjitha kush i kthen paratë e drogës në pasuri që duken të ligjshme.
Megjithatë rëndësinë kësaj dosjeje ia japin edhe emrat që janë pjesë e saj. Nga Dritan Gjika, te Eldi Dizdari e Aldo Pacani. Të gjithë janë përmendur edhe në hetime ndërkombëtare, si personazhe të rëndësishëm të botës së narkotrafikut.
DRITAN GJIKA
Një operacion ndërkombëtar kundër trafikut të drogës, u zhvillua paralelisht në Ekuador dhe Spanjë, më 6 shkurt të vitit 2024. Ishte operacioni “La Pampa”, që u finalizua nga një hetim i udhëhequr nga Spanja që përfshinte Ekuadorin dhe mbështetej nga Europol. Ky operacion rezultoi një goditje e madhe në një rrjet të trafikut të drogës, të konsideruar me rrezikshmëri të lartë që furnizonte me kokainë vendet e Bashkimit Europian. Për të mbështetur aktivitetet në terren në ditën e zhvillimit të operacionit, Europol dërgoi dy ekspertë në qendrat koordinuese të ngritura në Marbella të Spanjës dhe në Quito të Ekuadorit. Europol financoi gjithashtu vendosjen e dy hetuesve spanjollë në Ekuador për të mundësuar koordinim të mëtejshëm midis autoriteteve kombëtare në terren në të dy vendet.
Autoritetet ligjzbatuese nisën një hetim për një biznesmen italian me origjinë argjentinase me banim në Marbella. Nga hetimet e mëtejshme rezultoi se kompanitë e tij përdoreshin për fshehjen e aktiviteteve kriminale dhe transaksioneve financiare. Ata identifikuan lidhjen kriminale të biznesmenit me një shtetas shqiptar me banim në Ekuador. Shtetasi shqiptar kishte orkestruar importimin e kokainës nga Kolumbia në Ekuador dhe shpërndarjen e saj më pas në Europë. Informacionet operative tregonin se biznesmeni kishte një marrëveshje kontraktuale me furnitorët kolumbianë për të marrë 4 ton kokainë çdo muaj në Ekuador.
Europol thotë se organizata kriminale ka përdorur kompani ekuadoriane frutash si një front për të importuar kokainë në Europë, duke përdorur metoda të ndryshme transporti. Shpesh, sasi më të vogla kokaine fshiheshin brenda dërgesave me banane, qoftë edhe pa dijeninë e pronarëve të frutave, që varionin nga 15 deri në 40 kg. Pavarësisht sasive të ndryshme, kompania mohoi vazhdimisht çdo përfshirje në aktivitetet e trafikimit. Organizata ka realizuar transportin e ngarkesave të mëdha të kokainës nga porti i Guayaquail drejt portit të Algeciras dhe porteve të tjera europiane.
Gjatë hetimit, autoritetet ligjzbatuese në Shqipëri, Belgjikë, Ekuador, Holandë dhe Turqi sekuestruan disa ngarkesa të konsiderueshme kokaine, në total 3.2 ton. Drejtuesi i rrjetit kriminal luajti një rol kryesor në pastrimin e aseteve kriminale nëpërmjet investimit në biznese të ligjshme në Spanjë. Ai menaxhoi disa kompani, duke përfshirë një të fokusuar në prodhimin dhe importimin e bananeve nga Ekuadori në Europë, si dhe qendra sportive në Marbella, qendra tregtare në Granada dhe bare e restorante të shumta. Shumë nga bashkëpunëtorët e tij kryesorë kishin lidhje të forta me Ballkanin Perëndimor dhe menaxhonin rrjetin e shpërndarjes, i cili ishte i përhapur në të gjithë Europën.
Operacioni kishte në shënjestër dy drejtuesit të këtij rrjeti kriminal, të konsideruar “High Value Targets”. Të dy liderët kishin orkestruar trafikun e drogës dhe pastrimin e të ardhurave të konsiderueshme kriminale në ekonominë legale përmes blerjes së pronave, automjeteve luksoze dhe mallrave. Deri më tani, hetuesit kanë lidhur objektivat me transaksionet financiare që arrijnë në 48 milionë euro në të gjithë Ekuadorin dhe Spanjën.
Europoli e nisi këtë bashkëpunim me Ekuadorin, si një nga qendrat kryesore të transitit për dërgesat e kokainës në Europë. Përpjekjet e përbashkëta për të luftuar këto aktivitete kriminale në shkallë të gjerë, u formalizuan me nënshkrimin e një marrëveshje pune midis Europolit dhe Ekuadorit në tetor të vitit 2023. Ky kuadër i ri, ka rritur bashkëpunimin midis autoriteteve të zbatimit të ligjit nga shtetet anëtare të BE-së dhe homologëve të tyre ekuadorianë në luftën e përbashkët kundër kartelet shumëkombëshe të drogës.
Operacioni “La Pampa” u mbyll me 31 të arrestuar, nga të cilën 13 në Spanjë dhe 18 në Ekuador. Dy prej të arrestuarve konsiderohen si objektiva të rëndësishëm. U ushtrua kontroll në 66 adresa, 22 në Spanjë dhe 44 në Ekuador. Ndërsa u sekuestruan 25 automjete, 10 armë zjarri, pajisje elektronike të vlerësuara në rreth 13 milionë euro dhe gati 3 milionë euro cash në valuta të ndryshme, përfshirë edhe euro. Pronat që u vunë nën sekuestro kapin blerën e 48 milionë euro, 12 milionë euro në Spanjë dhe 36 milionë euro në Ekuador.
Operacioni ndërkombëtar i 6 shkurtit 2024 ishte në kuadër të një hetimi në lidhje me krimin e organizuar shqiptar, i përfshirë në trafik të dyshuar droge dhe pastrim parash. Sipas informacioneve policore, drejtuesi i kësaj organizate është shqiptari Dritan Gjika, i lidhur me biznesmenin ekuadorian Rubén Çérres, i cili u vra në vitin 2023.
Dritan Gjika ishte një nga partnerët kryesorë të biznesmenit të vrarë dhe pjesëmarrës në një sërë audiosh të publikuara nga media dixhitale “La Posta”, që lidheshin me njerëzit e afërt të ish-presidentit Guillermo Lasso. Shqiptari nga Shkodra, Dritan Gjika ndodhej në Ekuador prej më shumë se një dekade dhe nga Guajakil ka drejtuar biznese të ndryshme, mes të cilave një kompani të eksportit të bananeve, që ka lidhje me një importues shqiptar të akuzuar për trafik droge. Gjatë operacionit “La Pampa”, Dritan Gjika u identifikua si kreu i organizatës kriminale shqiptare.
Cherres dhe Gjika themeluan 13 kompani, shumica prej tyre kompani ndërtimi dhe pronash të paluajtshme, tetë prej të cilave u krijuan në një ditë të vetme. Këto firma u vëzhguan nga Mbikëqyrja e Kompanive për mosrespektim të rregulloreve kundër pastrimit të parave. Në vitin 2014, Gjika filloi aktivitetin e tij të biznesit. Një nga aktivitetet e tij të para në Ekuador ishte blerja e aksioneve në “Cresmark”, një eksportues i të gjitha llojeve të produkteve bujqësore e frutave, si bananet. Në atë firmë, aksioner ishte edhe shqiptari Erjon Spahiu, i cili, më 28 janar 2022 ia shiti Dritan Gjikës aksionet e tij në kompani. Sipas hetimeve të Policisë, shqiptari bënte porosi droge pranë laboratorëve kolumbianë të prodhimit të kokainës dhe koordinonte në Europë shitjen e mallit që ata transportonin në kufirin me Ekuadorin, dhe më pas droga transportohej me rrugë tokësore në qendra të ndryshme grumbullimi në provincat ekuadoriane, si Cotopaxi, Los Ríos dhe Guayas, ku ruhej në sasi të mëdha përpara se të futej në mënyrë të fshehtë në ngarkesat e bananeve që eksportoheshin në anijet me destinacion Belgjikë, Holandë, Turqi dhe Shqipëri.
Policia ekuadoriane pohon se kjo organizatë kishte informacion të detajuar për dokumentet detare të tregtisë së jashtme, të cilat lehtësonin kontaminimin e disa kontejnerëve në javë. Falë profilit të tij si biznesmen e suksesshëm, Dritan Gjika arriti të hynte në territorin ekuadorian përmes kompanive që kishte hapur. Po kështu, autoritetet treguan se gjatë kohës së hetimit ishte e mundur të gjurmohej lëvizja e parave në sistemin financiar të Ekuadorit, nëpërmjet disa personave. Persona fizikë dhe juridikë që kanë përfituar pasuri të ndryshme të luajtshme dhe të paluajtshme, duke pastruar në total 30 milionë dollarë.
Një investigim i kryer nga mediat në Ekuador, ka treguar edhe ecurinë e kompanive të Dritan Gjikës përmes pagesës së taksave. Viti i tij më i rëndësishëm duket se ka qenë viti 2021. Por një vit më vonë, financat e tij ranë dhe ai deklaroi 0 dollarë fitim. Pavarësisht se nuk pagoi taksa në vitin 2022, ai dërgoi para jashtë vendit.
Më 1 prill të vitit 2023, gjendet i ekzekutuar në Ekuador Ruben Cherres. Trupi i pajetë i Chérrez, dhe 3 personave të tjerë, u gjetën të masakruar në Punta Blanca, në Santa Elena, në brigjet e Ekuadorit. Emri Cherres ishte bërë i njohur për shkak të një hetimi që zbuloi lidhjet e tij me trafikantët shqiptarë të drogës. Në një raport policor prej 68 faqesh që ishte pjesë e një hetimi të kryer nga Prokuroria e Mantës në vitin 2021, por i arkivuar më pas, Cherres hetohej për lidhjet e tij me mafian shqiptare, më konkretisht Dritan Gjikën.
I pari që konfirmoi vrasjen e Chérrez ishte ish-ministri i Brendshëm, José Serrano. Personat e tjerë të vrarë së bashku me Chérrez ishin, e dashura e tij Tamara Navas, shoku i tij César Amador dhe roja i sigurisë së vendit ku ndodheshin.
Shqiptari Dritan Gjika ishte një nga partnerët kryesorë të Rubén Cherres, i cili ishte njeriu me lidhje të afërta deri në mjedisin e ish-presidentit Guillermo Lasso.
Nuk kishte emër më të shpeshtë në rrethin e ngushtë Rubén Cherres, sesa ai i Dritan Gjikës. Ai është një shqiptar që shfaqet si një biznesmen në dokumentet e korporatës, të cilat tregojnë marrëdhënien e gjatë të biznesit që ekziston mes Cherres dhe Gjikës. Por Dritan Gjika i kishte shtrirë marrëdhëniet në vendlindjen e tij me një kompani të hetuar për trafik droge.
Media dixhitale “La Posta” prezantoi një raport policor që do të lidhte shtetasin Rubén Chérrez me strukturën kriminale të njohur si ‘mafia shqiptare’, një organizatë kriminale ndërkombëtare e lidhur me trafikun e drogës. Sipas mediave ekuadoriane, bëhet fjalë për shtetasit shqiptarë Dritan Gjika, Mario Vani, Blerim Dibra dhe Erjon Spahiu.
Dritan Gjika nuk rezultonte i skeduar për aktivitet kriminal në Shqipëri, por as në vende të Bashkimit Europian apo edhe në Ekuador ku jetonte. Duke mbajtur profilin e një biznesmeni, por edhe duke pasur lidhjet e duhura me njerëz të pushtetshëm në Ekuador, ai ka arritur t’i shpëtojë hetimeve por edhe operacionit të vitit 2024.
E megjithëse nuk ishte skeduar ndonjëherë, emri i Dritan Gjikës rezultoi se ishte të paktën pas 6 rasteve që kokaina u trafikua nga Amerika e Jugut në Shqipëri.
Në kontejnerët me banane që vinin nga andej dhe zbarkonin në Portin e Durrësit të porositura nga kompania “Alba Exotic Fruit” u gjetën sasi kokaine. I fundit ishte ai i 12 tetorit 2021 që u kapën 10 kilogramë kokainë. Më herët, në 7 shtator u kapën 7.7 kg, në 13 korrik u sekuestruan 11 kg e 675 gramë kokainë, ndërsa 10 ditë më vonë, më 23 korrik u gjetën 6.5 kilogramë të tjera. Më 29 korrik 2021 kompanisë iu gjetën 7.25 kilogramë kokainë. Kompania ‘Alba Exotic Fruit’ rezulton e përmendur edhe më parë në ‘historinë’ me trafik droge ku në vitin 2019, në kontejnerët e kësaj kompanie, në Pire të Greqisë u gjetën 137 kg kokainë që u zëvendësua me oriz me GPS nga autoritetet.
Por siç shpjeguan autoritetet në Ekuador, në shumë raste grupi vepronte pa dijeninë e kompanive që në fakt porosisnin fruta atje. Droga vendosej në kontejnerë fshehurazi, pasi ishin mbyllur në port. Ndërsa tërhiqej nga pala e interesuar, ata që prisnin kokainën, por jo bananet, pasi anija me kontejnerë mbërrinte në destinacion. E në këtë formë mund të kenë vepruar edhe për raste të tjera.
Emri i Dritan Gjikës u përmend në sallën e gjyqit të GJKKO në qershor të vitit 2025, para se SPAK të finalizonte operacioinin e 2026-ës, nga bashkëpunëtori i drejtësisë Erion Alibej.
Në rrëfimin e tij, Erion Alibej i kthehet herë pas here asaj që e rëndon më shumë. Vrasjes së vëllait, por edhe kurthin që u ishte ngritur me pretendimin e humbjes së 50 kilogramëve kokainë, që me gjuhën e trafikantëve quhet “gol”. Madje duke dashur të përforcojë edhe më shumë idenë se kjo është një e pavërtetë e “shpikur” për të nxitur hakmarrjen, ai nxjerr në skenë një emër të rëndësishëm në fushën e narkotrafikut, siç është Dritan Gjika. Një emër që në Shqipëri, në atë kohë, rezultonte i pa skeduar, por ndërkohë kishte një peshë të madhe për autoritetet europiane dhe ato të Amerikës së Jugut. Dritan Gjika u arrestua më 26 maj 2025 në Dubai dhe konsiderohej si një nga grosistët më të mëdhenj të kokainës në Ekuador e më gjerë. E pikërisht me këtë personazh Alibej thotë se ishte lidhur ai dhe i vëllai, Endriti. Derisa në një moment, gjithçka që fitoi e humbi, duke mbetur pa asgjë.
ELDI DIZDARI
Eldi Dizdari, i njohur ndryshe edhe si Denis Matoshi, ishte një nga të arrestuarit si pjesë e kartelit të kokainës që u godit nga Europol gjatë operacionit “Los Blancos”, 17 shtatorin e vitit 2020.
Dizdari, emri i të cilit u përfol në nëntor të vitit 2018, kur edhe u shpall në kërkim policor për vrasjen e ndodhur në ish-Bllok, u arrestua në Dubai. Policia e Dubait dha detaje për arrestimin e tij, si person i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës midis Amerikës së Jugut dhe Europës. Mediat vendase citojnë Policinë e Dubait, sipas të cilës shqiptari, Eldi Dizdari, i kërkuar nga autoritetet italiane u arrestua në kudër të operacionit të koduar “Los Blancos”. Ai akuzohej për bashkëpunim kriminal dhe drejtim të bandës të trafikut të drogës në nivel ndërkombëtar. Eldi Dizdari konsiderohet nga Policia e Dubait si një udhëheqës i bandës shqipfolëse “Kompania Bello”, një sindikatë transnacionale e krimit të organizuar e përfshirë në trafikimin e drogës dhe operacionet e kontrabandës midis Amerikës së Jugut dhe Europës me një vlerë prej 350 milion euro. Kreu i kësaj organizate kriminale ishte Dritan Rexhepi. Duke zbuluar detajet e arrestimit, koloneli Saeed Al Qamzi, drejtori i Departamentit të Personave të Kërkuar në Policinë e Dubait, tha se ata e vendosën shqiptarin nën një vëzhgim të ngushtë për disa ditë, para se të merrnin “njoftimin e kuq” kundër tij.
Në Dubai, Eldi Dizdari u arrestua për llogari të Italisë, por nga ana tjetër ishte person i shpallur në kërkim edhe nga drejtësia Shqiptare. Afro dy muaj pas vrasjes në ish-Bllok që ndodhi 4 tetorin e vitit 2018, ku viktimë mbeti Fabiol Gaxha dhe u plagos Ervis Martinaj e Elion Hato, hetimet nisën të përqendrohen tek prishja e pazareve të drogës. Grupi hetimor u fokusua aty pasi arriti të mbledhë të dhëna të dobishme që konfirmonin një konflikt për çështje kokaine mes Ervin Matës dhe një biznesmeni që u shpall në kërkim nëntorin e atij viti. Bëhej fjalë për Eldi Dizdarin. Ai ishte identifikuar nga grupi hetimor prej disa javësh, por vetëm më 27 nëntor të vitit 2018 Prokuroria urdhëroi ndalimin e tij e për rrjedhojë Policia e shpalli në kërkim, ndonëse nuk arriti ta ndalonte asnjëherë për atë çështje. Burimet thanë në atë kohë se Dizdari kishte lidhje farefisnore edhe Arbër Çekajn, pronarin e kontejnerit me banane ku u zbulua sasia prej 613 kg kokainë në Portin e Durrësit. Nga ana tjetër, oficerët që në atë kohë kryen verifikimet në kuadër të hetimit për vrasjen e ndodhur më 4 tetor 2018 në ish-Bllok, kishin siguruar të dhëna që flisnin për një krisje marrëdhënie mes Ervin Matës dhe Eldi Dizdarit. Dikur miq të ngushtë, ata ishin përfshirë në një konflikt për çështje kokaine. Të paktën në këtë përfundim patën arritur oficerët e Policisë së Tiranës.
Në dosjen e Prokurorisë theksohej se para vrasjes, para lokalit të Redi Popeskut, kishte pasur një konflikt, në kohën kur Elvana Gjata kishte shkuar të takonte të fejuarin e saj, Ervin Mata. Bëhej fjalë për disa persona që ndodheshin brenda një automjeti që kishte ndaluar paralel me makinën e këngëtares, për drejtuesin e të cilës Ervin Mata ishte shprehur se ishte mik i tij. Ndonëse nga këqyrja e kamerave të sigurisë, nuk ka rezultuar të ketë pasur sjellje miqësore mes këtyre dy personave. Më vonë burimet thanë se ishte identifikuar personi që drejtonte këtë automjet dhe ishte pikërisht biznesmeni Eldi Dizdari, i cili ishte shpallur në kërkim.
Dubai ka refuzuar ekstradimin e tij, si në Shqipëri ashtu edhe në Itali. Megjithatë mediat belge raportonin më 25 shtator 2026 se Eldi Dizdari mund të ekstradohet shumë shpejt në Belgjikë. Sipas tyre, procedurat ligjore mes Dubait dhe Belgjikës kanë përfunduar dhe një prej drejtuesve të grupit të trafikut të kokainës, që kërkohet edhe nga Brukseli, mund të përballet me drejtësinë belge.
ARMANDO PACANI
Një rast për të cilin prokurorët e SPAK, kanë shfaqur mjaft interes për të shkuar në Brazil, lidhet dhe me operacionin e datës 2 Shtator 2019 në Gefron të Brazilit, ku u sekuestruan brenda një kontejneri sasia prej 617 kg kokainë. Të gjitha pakot e kokainës ishin të identifikuara me logon e Futboll Klub Elbasanit, duke ngritur dyshime të forta se pronarët e drogës ishin nga Shqipëri dhe logoja e vendosur simbolizonte qytetin e Elbasanit. Ashtu sikurse edhe rezultoi në fakt gjatë hetimeve në vazhdim. Fillimisht, për identifikimin e personave të përfshirë në këtë linjë trafiku, SPAK-ut i shërbeu dëshminë e bashkëpunëtorit të Drejtësisë, Erjon Alibej i cili i ka treguar prokurorëve se sasia prej 617 kg kokainë e kapur në Brazil, i përket një grupi kriminal në qytetin e Elbasanit. Dëshmia e tij u konfirmua më vonë gjatë hetimeve dhe pas zbërthimit të aplikacionit SKY.
Për kokainën që përllogaritej në vlerën e 9 milionë eurove, Prokuroria e Krimeve të Rënda në atë kohë nisi edhe një letër-porosi në Brazil për të marrë më shumë informacion. Hetuesit besonin se 4 personat që u arrestuan më 2 shtator 2019 në Gefron kishin lidhje me anëtarë ose grupe organizatash kriminale që vepronin në Shqipëri. Mes të arrestuarve ishte edhe një grua braziliane dhe dy burra, që kishin rolin e mbikëqyrësve në distancë të kamionit që transportonte mallin, duke udhëtuar pas tij me dy makina “Fiat”. Sasia rekord e kokainës u gjet e fshehur në fundin e dyfishtë të një kamioni që po lëvizte në rrugë rurale. Sipas burimeve të Zyrës Policore të Inteligjencës Gefron në Brazil, policia mundi të bjerë në gjurmët e katër trafikantëve pas informacioneve në rrugë operative. Gjatë marrjes në pyetje të të arrestuarve, njëri prej tyre, që ishte shoferi i kamionit, ka treguar se ai do të merrte 10 mijë dollarë për transportin e drogës.
Në mars të vitit 2023 autoritetet evropiane dhe braziliane ranë në gjurmët e një organizate që trafikonte drogë të llojit kokainë me shtrirje nga Brazili deri në Dubai. Pas dy vite hetimesh u zbulua se organizata kriminale ka trafikuar 17 tonë drogë në Evropë, 12 nga të cilat janë sekuestruar. Përgjimet e publikuara më vonë, nxorën në skenë emrin e një shqiptari të identifikuar me emrin Armando Pacani, 40 vjeç.
Për rreth 10 vite ky grup i shpërndarjes së drogës në Evropë, me në krye Pacanin, është ngjitur në krye të trafikut të drogës. Të gjithë anëtarët e grupit raportohet të jenë shqiptarë. Policia italiane e krahasonte grupin për nga karakteristikat me “Ndragheta”- n. Sipas Policisë atje, nga një rrjet i vogël që vepronte në nivel lokal, tani grupi e kishte zgjeruar sferën e saj të ndikimit në vetë Amerikën Latine. Ata janë të organizuar, kanë para dhe një hierarki të ngurtë të bazuar në lidhjet familjare. Kanë të njëjtat karakteristika të “Ndrangheta”-s, e cila mbetet mafia më e fortë ndërkombëtare”.
Falë aftësive të saj në IT, ky grup kriminal shqiptar ishte ndër të parët që adoptoi sistemin kriptografik SKY, i cili nuk ka nevojë të kodifikojnë mesazhet. Flitet hapur, jepen urdhra, tregohen koordinatat detare të pikave të takimit për dërgesat e ngarkesave. Dhe pikërisht duke thyer aksesin në këtë aplikacion u zbulua se kush e drejtonte grupin që merrej me shpërndarjen e drogës në Evropë.
Policia italiane njoftonte se drejtuesi ishte Armando Pacani, i lidhur me një klan ballkanik. Gjurma e fundit e tij shfaqet në regjistrin e hyrjeve në Brazil në janar 2019. Njëzet muaj më vonë ai ishte nisur me një fluturim që e çoi nga Sao Paulo në Dubai dhe atje u zhduk. Në fakt si shumë të tjerë. Që nga ajo ditë ai u bë një fantazmë.
Sipas përgjimeve të publikuara pas operacionit, rezultoi se shqiptari, i cili tashmë është i shpallur në kërkim, ishte blerësi kryesor i drogës që trafikohej nga organizata ndërkombëtare e kokainës, që u godit në operacionin “Hinterland”.
Duke hyrë në mesazhet e SKY, hetuesit gjetën blerësin kryesor të organizatës të drogës në Europë. Armando Pacani përmendet si pronari i ngarkesës së dërguar përmes Afrikës Perëndimore. Europol dyshon se ai ndodhet ende në Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe. Në një deklaratë, avokati i tij, Eduardo Maurício, deklaroi se klienti i tij është i pafajshëm dhe pretendoi se operacioni “Hinterland”, urdhri i arrestit dhe përfshirja e tij në listën e kërkuar të Interpolit bazohen në prova të paligjshme që burojnë nga mesazhet telefonike në SKY. Sipas Maurícios, kompania SKY pretendonte se autoritetet pushtuan softwerin e komunikimit në një mënyrë të paligjshme dhe abuzive, gjë që paraqet një shkelje të qartë të normave dhe parimeve kushtetuese, duke kërkuar shpalljen e pavlefshme të të gjitha provave. Por duket se ky pretendim tashmë është i pavlefshëm, pasi mesazhet e shkëmbyera në SKY nga grupe kriminale në mbarë botën, tashmë po përdoren si provë nga të gjitha gjykatat.
Gjatë periudhës së hetimit, organizata e trafikut të drogës ka kryer transaksione prej më shumë se 700 milionë dollarësh. Në pranga ka rënë 36-vjeçari, Rodrigo Alvarenga Paredes që ishte prezantuar edhe si biznesmen në fushën financiare dhe atë bujqësore. Biznesmeni është arrestuar për trafikimin e 17 tonëve të kokainës përgjatë 2 viteve dhe që destinacion kishin Europën. Ndërkohë shqiptari Pacani ishte përgjegjës për shpërndarjen në vende të ndryshme të Evropës.
Në këtë operacion u përfshi Europol, e mbështetur edhe nga policia braziliane. Procedurat e këtij mega-operacioni ndërkombëtar u fokusuan në Asuncion, Paraguaj; Rio Grande do Sul, Santa Catarina, Pananá, Amazonas dhe Rondonia, nga Brazili, gjithashtu në Dubai, nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Operacioni Hinterland vendos Rodrigo Alvarenga Paredes si një nga drejtuesit e organizatës së drogës në Paraguaj.
The investigation that led to Operation Hinterland began in March 2021, following the seizure of 316 kilograms of cocaine in Hamburg, Germany. Following the seizure of the drugs, a Paraguayan-born supplier was identified who was receiving cocaine produced in Bolivia and other countries and entering Brazil through Ponta Pora. The drugs were then transported by truck to Santa Catarina and Rio Grande do Sul, where the cargo was stored in the criminal organization's companies near the ports of Rio Grande and Itajai. From there, the cargo was contaminated into legitimate shipments in collaboration with logistics managers for shipment to the European continent.
The arrest of Shpëtim Aliu in Russia is an important procedural development. But the story does not end here. The procedures for his extradition to Albania are a separate step. And then comes the trial. It will be determined which of SPAK's claims stand. What evidence is sufficient. What was the specific role of each person. And whether the structure described in the investigative file will be proven in all its dimensions.
An arrest in Russia, a name that remained behind the scenes for years, a nickname: Salvatore.
But behind this name, according to SPAK, lies a network that stretched across several continents. From Ecuador and Colombia, to the ports of Antwerp and Rotterdam. From tons of cocaine to millions of euros in cash.
From encrypted communications, to companies and real estate. SPAK suspects 50 tons of cocaine trafficked during 2019–2021. Five concrete documented episodes bring to the file about 8.96 tons of seized cocaine.
And then comes the next figure: 491 assets under seizure. A criminal network is not measured only by the kilograms of drugs it manages to deliver to its destination. It is also measured by the financial power it builds behind them.
Because drugs are just the beginning. Money is the goal. / Our Things Show
Po ndodh...
The siege of Rama and Berisha by SPAK!
ide
Love in the time of cholera, in Rama's state!
Edi Rama is misusing Kosovo as a washing machine for his own troubles
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128