Shpërdanin drogë pranë shkollave, detaje nga operacioni në Tiranë: Si vepronin 8 grupet dhe bashkëpunimi mes tyre!
Detaje të reja dalin nga operacioni antidrogë i zhvilluar në Tiranë, për goditjen e rrjetit që shpërndante lëndë narkotike, veçanërisht pranë shkollave.
Sipas burimeve, personat e arrestuar dhe të shpallur në kërkim vepronin në të paktën 8 grupe të ndryshme, të shtrira në disa zona të Tiranës.
Një grup vepronte në Laprakë, një tjetër në zonën e Brakës dhe Jordan Misjes, ndërsa grupe të tjera shtrinin aktivitetin në Selitë, Yzberisht, Allias, si dhe në zonën e Tregut Elektrik dhe Qytetit Studenti.
Në secilin prej këtyre grupeve janë identifikuar nga 3 deri në 4 persona që merreshin me shitjen e lëndëve narkotike.
Një nga veçoritë e këtij rrjeti ishte bashkëpunimi mes grupeve.
Kur njëri prej tyre nuk dispononte lëndë narkotike, klientët adresoheshin te grupet e tjera, duke vijuar në këtë mënyrë shpërndarjen.
Për dokumentimin e aktivitetit kriminal, hetuesit kanë përdorur agjentë të infiltruar dhe blerje të stimuluara, veçanërisht për të dokumentuar shitjet e lëndëve narkotike pranë institucioneve arsimore.
Në kuadër të hetimit janë goditur edhe pesë furnizues të grupeve, të dyshuar për sigurimin e heroinës dhe kokainës që më pas shpërndahej në zona të ndryshme të Tiranës.
Po ndodh...
The siege of Rama and Berisha by SPAK!
ide
Love in the time of cholera, in Rama's state!
Edi Rama is misusing Kosovo as a washing machine for his own troubles
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128