
26 vjet nga masa*ra e forcave serbe në Beleg, Osmani: Drejtësia mbetet borxh ndaj historisë sonë

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën e Belegut, ku 26 vjet më parë forcat gjenodicale të Serbisë vranë 46 shqiptarë.
Ajo në një postim në Facebook shkruan se një çerek shekulli më parë, në oborrin e një shtëpie në Beleg të Deçanit, forcat policore, ushtarake dhe paramilitare të regjimit gjenocidal të Serbisë ndanë burrat dhe të miturit nga gratë dhe më pas ekzekutuan e masakruan 46 shqiptarë.
“Kjo ishte një nga masakrat më të mëdha të kryera nga forcat paramilitare serbe, të cilat në vitin 1999 nisën një ofensivë të egër ndaj popullatës civile.
Edhe sot, pas kaq vitesh, fati i disa banorëve të zhdukur me dhunë nuk është zbardhur, ndaj plagët mbeten të hapura për familjet dhe për gjithë Kosovën.
Drejtësia mbetet borxh ndaj tyre dhe ndaj historisë sonë”, shkruan ajo.

Whoever interferes in the elections, there is no Rama or Berisha to protect them!
ideas

Of course, Albania does not become electoral heroes!

Pikëpamje konservative: Fushatë për ruajtjen e statusquosë

top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128