Incident i rëndë në një tren në Sydney! U kërkoi të ulnin muzikën, të rinjtë rrahin pasagjerin

2026-06-23 12:44:42 / BOTA ALFA PRESS

Incident i rëndë në një tren në Sydney! U kërkoi

Një incident i dhunshëm ka tronditur transportin publik në Sydney të Australisë, ku një grup të rinjsh dyshohet se sulmuan fizikisht një pasagjer pasi ai u kërkoi të ulnin volumin e muzikës që po dëgjonin me zë të lartë. Ngjarja ndodhi pak para mesditës së së shtunës dhe u filmua nga persona të pranishëm në tren. Pamjet tregojnë disa të rinj duke goditur me grushte burrin, ndërsa pasagjerët e tjerë shikojnë të tronditur skenën.

Sipas një dëshmitari okular, grupi po konsumonte vodka dhe po dëgjonte muzikë me volum të lartë. Pasagjeri i sulmuar iu drejtua atyre me një kërkesë të sjellshme për të ulur zërin, por situata u përshkallëzua në dhunë fizike. Pas publikimit të videos në rrjetet sociale dhe largimit të autorëve nga vendi i ngjarjes, policia australiane ka nisur hetimet dhe po kërkon ndihmën e publikut për identifikimin e personave të përfshirë.

Edhe kompania që administron rrjetin e transportit publik reagoi pas incidentit, duke theksuar se zbaton një politikë të “tolerancës zero” ndaj dhunës. “Siguria e pasagjerëve dhe e stafit tonë është përparësia kryesore dhe do të bashkëpunojmë plotësisht me policinë në hetimin e kësaj ngjarjeje,” thuhet në deklaratën e kompanisë. Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale. Disa komentues shprehën shqetësim për sjelljen e të rinjve dhe kërkuan përgjegjësi nga prindërit, ndërsa të tjerë ngritën pyetjen pse pasagjerët e pranishëm nuk ndërhynë për të ndihmuar viktimën.

Happening now...