Serbia blen raketat balistike shkatëruese nga Kina, Kroacia njofton NATO-n

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçic, ka konfrimuar se ditën e djeshme, më 12 mars, Serbia ka blerë raketa balistike supersonike CM-400 nga Kina.
“Ne kemi një numër të konsiderueshëm raketash dhe do të kemi edhe më shumë” është shprehur Vuçic në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë. Teksa ka shtuar se Forcat e Armatosura të Serbisë i kanë integruar tashmë me sukses raketat kineze në avionët luftarakë rusë MiG-29, të cilët i zotërojnë.
Kjo deklaratë e presidentit, vjen pasi një forum i specializuar ushtarak publikoi së voni fotografi që tregonin disa avionë luftarakë të Forcave të Armatosura të Serbisë. Një avion, siç u pretendua, ishte i armatosur me një raketë kineze ajër-tokë me rreze të gjatë veprimi, me shenjën CM-400. Tjetri, sipas raportit, mbante një bombë ajrore LS-6, gjithashtu të prodhuar në Kinë.
Teksa u pyet për çmimin e raketave Vuçic nuk pati një përgjigje konkrete teksa tha: “Raketat janë tmerrësisht të shtrenjta. Ne i morëm me një zbritje të vogël”
Ndaj kësaj blerjeje reagoi kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviç. Ai tha se vendi i tij, anëtar i Bashkimit Evropian dhe i NATO-s, do të flasë me aleatët e tij për këtë çështje.
“Ne do të flasim me partnerët tanë në NATO dhe do t’i paralajmërojmë për armët e tilla, të cilat janë risi në arsenalin e Ushtrisë së Serbisë”, tha Pllenkoviç.
Happening now...
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128