Udhëheqësi më jetëgjatë i Europës, Viktor Orban në ditë të vështira pas 16 vitesh në pushtet, sondazhet nxjerrin fituese opozitën para zgjedhjeve të së dielës

2026-04-10 13:16:46 / BOTA ALFA PRESS

Udhëheqësi më jetëgjatë i Europës, Viktor Orban

Partia e qendrës së djathtë Tisza e Hungarisë kryeson bindshëm ndaj partisë në pushtet Fidesz të kryeministrit Viktor Orban, përpara zgjedhjeve parlamentare të planifikuara për të dielën, tregoi një sondazh i së enjtes.

Nacionalisti Orban përballet me sfidën më të madhe ndaj sundimit të tij në 16 vjet, megjithëse numri i madh i votuesve të pavendosur do të thotë se rezultati i zgjedhjeve është i pasigurt.

Tisza, e udhëhequr nga ish-njeriu i brendshëm i qeverisë së Viktor Orban, Peter Magyar, sipas sopndazhit ka mbështetjen e 50% të votuesve të vendosur, ndërsa 37% mbështetën Fidesz-in, sipas të dhënave nga Idea Institute.

Sondazhi, i cili kishte një madhësi mostre prej 1,500 personash, tregoi 39% mbështetje për Tiszën midis të gjithë votuesve, me Fidesz të mbështetur nga 30%. Rreth 21% e të anketuarve thanë se nuk kishin vendosur se si do të votonin të dielën.

Pas 16 vitesh sundimi praktikisht të pakontestueshëm, Orban është detyruar të dalë përsëri në rrugë. Tani udhëheqësi më jetëgjatë i Evropës po përpiqet të mobilizojë mbështetësit e tij dhe të arrijë tek të pavendosurit.

Në pushtet që nga viti 2010, Orban ka pasur mbështetjen si të Presidentit të SHBA-së Donald Trump ashtu edhe të Presidentit rus Vladimir Putin. Ai ka qenë prej kohësh një gjemb në këmbë për BE-në - dhe një nga të paktët udhëheqës të BE-së që nuk e mbështesin Ukrainën.

Për grupin në rritje të partive nacionaliste të Evropës, në pushtet apo në prag të tij, ai është modeli. Në Hungari, Orban dhe partia e tij Fidesz që shihen nga shumë njerëz, veçanërisht nga të rinjtë, si "elita sunduese e korruptuar".

Happening now...