The shadows of Fatos Nano!

2023-09-03 11:41:46 / IDE NGA ERMAL MULOSMANI

The shadows of Fatos Nano!

In recent days, a debate has opened in Albania about the role of Fatos Nano in the country's political history. This debate was caused by his emergency hospitalization in one of Tirana's private hospitals with a serious illness.

Fatos Nano is one of the most important names of political pluralism in Albania. He was the name chosen by the communist elite of the 90s, led by Ramiz Ali, to transform the Labor Party into a competitive political force under the conditions of a new political system.

Fatos Nano is the son of Thanas Nano, a former high official in the communist propaganda offices. Thanas Nano was 14 years Director of ATSH (Albanian Telegraphic Agency), 9 years Director of Radio Tirana (1961-1970) and 6 years General Director of Albanian Radio Television (1971-77). In total, Thanas Nano led the main propaganda organs for 29 years, showing zeal and dogmatic dedication.

The time during which Thanas Nano served as Director of RTSH is remembered as the darkest of this institution (1971-1977). He led RTSH immediately after the 11th Festival, with an iron hand, to clean up the consequences of his liberal predecessor, Todi Lubonja.

**

Fatos Nano i ri, e fillon jetën publike me ndikimin e pushtetit të të atit. Sapo mbaron Fakultetin Ekonomik, vetëm 27 vjeç, fillon punën në Institutin e Studimeve Marksiste Leniniste, një prej “vendeve të pëllumbave” të kohës, që udhëhiqej nga vetë bashkëshortja e Enver Hoxhës, Nexhmija.

Por krejt ndryshe nga i ati dogmatik, te Fatosi shquhej menjëherë një frymë liberalizmi modern. Më shumë se liberal, Nanos së asaj kohe i pëlqente të ishte një lloj “dendy”(kuller) i ri tavolinash; atë e tërhiqte sharmi rinor i rebelit por pa cënuar aspak të mirat që i vinin nga trashëgimia dogmatike.

Fatos Nanon në vitin ‘90 ishte një emër pothuaj i panjohur në elitën politike e aq më pak për atë publike të Shqipërisë. Ai ishte një "Demkë" që thurte fjalime shefash komunistë apo mbronte doktrina ekonomike të dështuara për të siguruar favoret e një jete plot favore e pa andralla.

Megjithatë, ambicia politike dhe dëshira për protagonizëm flinte brenda tij. Kur Ramiz Alia e thirri nga hiçi për të zëvendësuar Adil Çarçanin, Kryeministrin e fundit komunist, Nano duhet të ketë nuhatur aromën joshëse të një pushteti të lakmueshëm. Me kurajo të madhe pranoi të jetë Kryeministri që do të çojë vendin në zgjedhjet e para pluraliste të vitit 1991. Ato zgjedhje, që i fituan komunistët, duket i siguruan Kryeministrit të ri Karrigen e lartë të Kryetarit të Partisë Socialiste. Ramiz Alia u bind që kishte bërë zgjedhjen e duhur nga ajo periudhë qeverisjeje 100 ditore.

Nga ana tjetër, Fatos Nano e pagoi me çmim fort të lartë ato ditë të pakta qeverisjeje. Pushteti i fituar në zgjedhjet e vitit 1991 nuk zgjat shumë dhe revanshi i kundërshatrëve politikë është i plotë. Në zgjedhjet e 22 Marsit 1992, pushteti politik kalon plotësisht në duart e demokratëve të udhëhequr nga Sali Berisha. Ky moment shënon edhe fillimin e një dikotomie politike 13 vjeçare Nano-Berisha.

Nano u akuzua se gjatë atyre 100 ditëve të qeverisjes së tij, me fondin e ndihmave të Qeverisë italiane, kishte shkelur procedurën e blerjes së mallrave duke diktuar firmën ku do të bliheshin këto mallra. Sipas akuzës, firma “Levante Company”, një kompani italo-jugosllave ishte sjellë në Shqipëri nga Ajdin Sejdia, përfaqësues i Iliria Holding dhe i akuzuar nga demokratët për favore nga Nano dhe Farudin Hoxha.

Perceptimi publik i kohës është se po pregatitej arrestimi politik i kundërshtarit. Fatos Nano do të arrestohej në zyrën e prokurorit Fatos Dervishi më 30 Korrik 1993.

Burgosja e Nanos e kthen atë në një hero te mbështetësit dhe është një moment kthese e fortë në kurbën politike të Partisë Socialiste. Aso kohe bënë bujë batutat e tij me Prokurorin e çështjes kur i thoshte: “Do të takohemi shpejt kur të jem Kryeministër”.

Por kjo datë nuk do të ishte edhe aq e afërt. Nano do të dënohej me 12 vjet burg më 3 Prill 1994.

Fatos Nano e lë qelinë e burgut të Tiranës në ngjarjet shkatërrimtare të Marsit 1997 pas një amnistie politike që pushteti i brishtë i Berishës bëri pas presionit opozitar dhe ndërkombëtar.

Ai u rikthye triumfator dhe lider i padiskutueshëm i vendit në zgjedhjet e 1997-ës. Megjithë fitoren e thellë politike, Nano tregoi një zemërgjerësi të paparë në ndarjen e pushtetit me aleatë të parëndësishëm politikë. Pushteti i erdhi i plotë dhe pa kufizim por Nano dukej se nuk ishte i aftë për ta mbajtur. Jeta e gjatë e burgut e kishte lodhur shumë; ai nuk ishte në gjendje të qeveriste një vend të dalë nga një luftë si ajo e 97-ës. Jetonte me delire të tilla si:

“ I vetmuar si në burg nga lartësitë morale dhe intelektuale prej ku e qeveris Shqipërinë, i rrethuar nga pleshta e parazitë që meritojnë tua mbyll çadrën e t’i lë në shi”

(Edi Rama, Kurban, fq 137)

Një liberalizëm shthurës pushtoi administratën e asaj kohe. Kryeministri shpesh humbej e përhumbej në sallone mondane e hotele luksi ndërkohë që vendi i tij ishte në prag të kaosit. Nano po paguante ëndrrat e ditëve të munguara me haraçin e qeverisjes së shqiptarëve.

Vetëm dy-tre muaj nga fillimi i qeverisjes së Nanos ndodh takimi i famshëm Nano-Milloshevic në Kretë, një nga vendimet më të kritikuara të Kryeministrit. Mister do të mbette nëse ai takim ishte i mbështetur nga aleatët perëndimorë të Shqipërisë apo ishte një vendim i pavaruar i Nanos.

Ngjarja që do të shënonte fillimin e perëndimin politik të yllit të Fatos Nanos ishte padyshim vrasja e Azem Hajdarit. Njerëz me pushtet policor, të administratës shtetërore, ishin vrasësit e liderit të Lëvizjes Studentore. Qëndrimi i squllët pas revoltës së dhunshme të Opozitës solli dorëzimin e pushtetit të Nanos dhe bjerrjen e themeleve të pushtetit të tij brenda Partisë Socialiste. Rryma të reja ishin të gatshme të përfitonin.

Nano del nga skena politike pa bujë dhe jep dorëheqje nga Kryetar i Partisë Socialiste.
U duk se ora e tij politike ndali së rrahuri por duket se jeta në hije pasi kishte provuar shkëlqimin verbues të dritave kryeministrore ishte e papërballueshme. Një vit pas dorëheqjes, në vitin 1999, Nano arrin të sfidojë Kryeministrin në fuqi Pandeli Majko në garën për Kryetarin e Partisë Socialiste me vetëm 36 vota më shumë.

Ky rezultat u arrit në sajë mbështetjes politike të kundërshtarit më të madh të Nanos brenda Partisë. Aso kohe, Ilir Meta ishte zëvendës i Majkos dhe në dukje njeriu më i afërt i tij. Marrëveshja me Nanon e shpërblen menjëherë me postin e Kryeministrit të Shqipërisë.

Nano u rikthye por jo me lavdinë e para dy viteve. Mbretërimi tani u takonte të tjerëve. Ndaj Konti i Montekristos (siç e quan Edi Rama në librin Kurban) po pregatit rikthimin e plotë. Për më tepër në jetën e tij tashmë ka hyrë edhe një grua e bukur, Xhoana. Rrëfimet e kohës tregojnë për një Nano të shfrenuar emocionalisht dhe të motivuar për revansh si asnjëherë më parë. Ethet e pushtetit të ndihmuara edhe nga gabimet politike të Kryeministrit të kohës, Ilir Metës, e shtyjnë Nanon në lëvizjen e njohur si “katharsis” ku me një gjuhë therëse e vulgare përçmon anëtarët e lartë të kupolës socialiste si të ishin hajdutët e Ali Babës.
Nano nuk pyeste më për kosto politike. Zgjedhjet e 2001-shit i kishin dhënë një mundësi të fundit. Ai nuk mund ta humbte.

Më mirë se askush tjetër, këtë dalldi të papërgjegjshme Nano-pushtet e përshkruan Edi Rama me personazhin e Robert Çamçakëzit, një personazh i filmave të soc realizmit. Ja sesi e shkruan këtë moment Rama te “Kurbani” i tij 14 vjet më vonë, në 2011:

“Nëse koha do të kthehej mbrapsht nuk do ta kisha bërë më atë batutën e bujshme të krahasimit të Fatosit me Robert Çamçakëzin, dembelin me shfaqje të huaja të Portit të Durrësit, në një film kult të realizmit socialist për heroin e klasës punëtore Adem Reka. E vërteta është se, për dreq, ai parazit simpatik që rrumbullohej paq, fishkëllente këngë të huaja, shpotiste kalimtarët dhe tërhiqte mbi vete sa energjinë negative të të gjithë kantierit e sa interesimin e spektatorëve ngjante për kiamet me Fatosin e kohës së katharsisit të bubullimshëm nëpër pijetoret e katundeve të Shqipërisë, ku Kryetari i Partisë Socialiste i vuri kazmën jo vetëm Qeverisë Socialsite të Ilir Metës, as edhe Partisë që udhëhiqte, por më thellë akoma, themeleve morale dhe etike të debatit politik e shoqëror në këtë vend".
(Edi rama, Kurban, fq 62)

Pasojë e lëvizjes së Katharsisit ishte rrëzimi i Qeverisë së Ilir Metës dhe ardhja në fuqi për herë të tretë e Fatos Nanos!

Qeverisja e viteve 2002-2005 mund të jetë më e papërgjegjshmja në historinë moderne të Shqipërisë. Nano nuk kishte aspak më synim afirmimin e unit politik përmes ndryshimeve pozitive në jetën e vendit a të njerëzve por vetëm afirmimin e fuqisë së ushtruar mbi njerëzit, sidomos mbi njerëzit që udhëhiqte, ndaj të cilëve ndihej shpesh si një diell fatkeq që u kishte dhënë gjithçka, jetë, dritë, punë,
“ca qenieve që nuk e meritonin atë mbi krye”. Rikthimi I pabesueshëm i Sali Berishës pas gjithë ngjarjeve të 97-ës është pasojë e drejpërdrejtë e qeverisjes së tmerrshme të atyre viteve nga Fatos Nano. Kryeministri jepte shfaqje ekstreme vaniteti, kazinove të botës, ku biznesmenë dhe grupe interesi paguanin haptas humbjet e tij në rrethin magjepsës të ruletës.

One of the most exhaustive descriptions of Fatos Nano was given by Edi Rama in the book Kurban. Here's how he says:

"You are like a child who, when you see power as a toy in the hands of others, drives the world crazy with your sword, until you take the toy, but when you take it, you begin to sit on the ground and begin to dismantle it bit by bit until you have nothing left. thing in hand".

Fatos Nano is a complex character in the political history of Albania. He has treated power as a means of entertainment, as a spiritual and material aphrodisiac, as a coveted but also dangerous exotic toy. He withdrew from power as soon as he felt the danger from it. Fatos Nano managed to break away from power precisely because he never saw it as a means to great ends rather than a great end to small means. Once the means were achieved the goal lost meaning.

Happening now...