The untouchable minister and the plundered Republic!

SPAK filed charges of serious violations of procurement procedures in the Llogara tunnel project and other infrastructure segments against Deputy Prime Minister and Minister of Infrastructure, Belinda Balluku.
Prosecutors requested that she not continue to practice during the investigation.
The Special Court against Corruption (SCAC), a direct result of the Justice Reform, accepted the request and ordered suspension from government functions and a ban on movement abroad.
One could see this as a tunnel file.
In fact, it is the first time in many years that the law has reached the door of power not as a camera for taking pictures, but as a decision to tell a very powerful man: “Step aside for a moment until we settle the scores.”
In a republic with a minimum of self-respect, the scenario would be self-evident, the minister hands over the task with a simple sentence: "out of respect for the institution and to calmly face justice", the Prime Minister comes out and says: "I believe in justice, I do not comment on cases that are under trial", the government opens a serious discussion on the way public contracts are handled.
Here, the opposite happened.
The head of government appeared before the cameras and branded the GJKKO decision as "dangerous absurdity", as a precedent "unimaginable in Europe", as a violation of the "balance of powers".
The judges who signed the measure were portrayed as adventurers playing with democracy, while the minister's suspension was presented as an attack on the vote and sovereignty of the majority.
From that moment on, the Balluku case emerged from the criminal docket and became a political mirror.
There is no longer talk about Llogaran, procedures, money, but about a new principle, the minister chosen by him is not affected by any judicial measure, except when the Prime Minister himself decides.
This is the essence. And this essence goes far beyond a single name, a single file, and a single tunnel.
A new doctrine emerges from the discourse of the last few days, expressed not in books, but in studios, podcasts, and statuses.
It can be summarized in three dogmas.
The first dogma, the minister as an extension of the owner.
The message is transparent, the ministers are selected by the owner, they are legitimized by the vote, so no one else is allowed to interfere with their status.
The court can "see the papers", but not the chair.
The public office is treated as the personal property of the Prime Minister, not as a mandate that originates from and responds to the Republic.
The second dogma, the electoral mandate as a shield above the law.
The parliamentary majority is presented as a moral license that neutralizes any judicial measures against the cabinet.
Etiketa “të zgjedhur” përdoret si vulë e veçantë që e bën ministrin më të ndjeshëm se çdo punonjës tjetër ndaj kufizimeve.
Në një vend ku një mësuese pezullohet menjëherë pasi dyshohet për shkelje disipline, kreu i qeverisë dëshiron të kthejë formulën “ne kemi mandatin” në sinonim të “ne jemi të paprekshëm”.
Dogma e tretë, gjykata që prek qeverinë kërcënon demokracinë.
Pezullimi i përkohshëm i një ministreje nën hetim etiketohet si “shkarje antikushtetuese”.
Demokracia identifikohet me mbijetesën e pandëshkuar të ekzekutivit, çdo kufi gjyqësor ndaj ministrave paraqitet si rrëzim i rendit, jo si mbrojtje e tij.
Këto tri dogma krijojnë një kushtetutë të pashkruar të Kryeministrit, sipas të cilës, Ministri është imi.
Vota është mburoja e tij. Gjykata që afrohet te rrethi im është rrezik për demokracinë.
Ky nuk është më interpretim i ashpër i Kushtetutës.
Është manual i paprekshmërisë.
Në librat që kemi miratuar vetë, gjuha është shumë më e kthjellët sesa ligjërimi i ditëve të fundit.
Kodi i Procedurës Penale njeh prej vitesh masën e pezullimit nga detyra.
Qëllimi është i thjeshtë, kur prania e një personi nën hetim në funksion rrezikon hetimin, ndikon mbi provat ose krijon frikë te dëshmitarët, gjykata thotë: “deri këtu, të lutem, qëndro mënjanë”.
Kjo masë është menduar për të mbrojtur institucionin, jo për të dënuar paraprakisht individin.
Ajo vlen për oficerin e policisë, drejtorin e një drejtorie, kryetarin e bashkisë, çdo funksionar publik.
Askund nuk thuhet: “përveç ministrave.”
Një mësues, sapo dyshohet për shkelje të rënda në klasë, mund të pezullohet brenda ditës derisa të shqyrtohet rasti.
Askush nuk flet për “puç kundër arsimit”. Një punonjës i administratës lokale, nëse dyshohet për abuzim me një tender të vogël, largohet menjëherë nga zyra.
Askush nuk flet për “sulm ndaj demokracisë lokale”.
Kushtetuta rregullon emërimin dhe lirimin politik të ministrit.
Presidenti dekreton, Kryeministri propozon.
Kjo i përket arkitekturës së qeverisjes, jo statusit penal.
Nuk ekziston nen magjik që thotë: “për sa kohë mban postin, ministri nuk mund të preket nga masat e procedurës penale.”
Kur një ministër bëhet subjekt akuzash penale, emri i tij nuk rri në një kuti kristali përtej dorës së gjykatës.
Në atë moment, ai është zyrtar i dyshuar i lartë, me më shumë pushtet sesa një qytetar i zakonshëm, prandaj edhe me më shumë detyrë për t’u përballur me ligjin.
Kur Kryeministri e paraqet pezullimin si “marrje kompetencash” nga gjykata, po përpiqet ta shndërrojë një çështje të pastër procedurale në dramë personale të pushtetit.
Përkthimi i thjeshtë i mesazhit të tij është: “Sa kohë jam unë, asnjë togë e zezë s’ka të drejtë të prekë kabinetin tim.”
Një shtet serioz mbështetet te ligji i shkruar. Një regjim i frikësuar mbështetet te ligji i telefonit.
Sa herë pushtetit i dalin përballë institucione të pavarura, në fjalor futet menjëherë fjala “Evropë”.
Përdoret si stemë nderi, si mburojë, si alibi.
Edhe këtë herë u tha: “një gjë e tillë s’ndodh në Europë, Venecia dhe Strasburgu e kanë të qartë që ministrat nuk pezullohen.”
Po të zbresim nga podiumi te dokumentet.
Komisioni i Venecias nuk ka nxjerrë asnjë opinion që ndalon pezullimin si masë sigurie për anëtarët e qeverisë nën hetim. Përkundrazi, opinionet e saj kundërshtojnë imunitetet e tepërta dhe mbrojnë barazinë para ligjit.
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut nuk mban qëndrim pro apo kundër pezullimeve si kategori.
Ajo sheh proporcionalitetin, a është masa e domosdoshme, e arsyetuar, e kufizuar në kohë, a respektohen të drejtat themelore. Statusi politik nuk i jep askujt “pass special”.
Në demokracitë me kulturë përgjegjësie, ministri largohet vetë sapo dyshohet për përdhosje të parave publike.
Gjykata nuk arrin ta pezullojë, sepse nuk e gjen më në zyrë.
Fakti që në Shqipëri gjykata detyrohet të bëjë atë që duhej ta bënin dorëheqja dhe morali politik, flet më shumë për gjendjen e Republikës sesa për “abuzimin e togave të zeza”.
Reformë që ndalon gjithmonë në derën e të fortëve nuk është reformë. Është dekor.
Evropa nuk ka doktrinë për “ministra të shenjtë”. Ka standard për shtete të së drejtës. Dhe në këtë standard, sa më i fuqishëm je, aq më e rreptë është pyetja që të bën ligji.
Një nga deformimet më të dukshme që nxori në pah ky rast është keqpërdorimi i legjitimitetit elektoral.
Arsyetimi i nënkuptuar është: “Ne kemi mandatin, ndaj kush prek statusin e ministrave tanë prek vullnetin e popullit.”
“Një gjykatë që pezullon një ministre të qeverisë sime po ndërhyn te sovrani.”
Ky arsyetim e kthen votën nga mjet kontrolli në kartë amnistie.
Qytetarët votojnë për të deleguar drejtimin e përditshëm të shtetit, jo për të falur një grup njerëzish nga kontrolli penal.
Mandati elektoral jep të drejtën të bësh ligje, të menaxhosh buxhete, të qeverisësh, nuk jep autorizim për të shpallur dikë të paprekshëm.
Në traditën republikane ka një aksiomë të thjeshtë, sa më shumë pushtet ke, aq më shumë hetim meriton.
Rasti Balluku sipas Kryeministrit Rama, propozon të kundërtën, sa më shumë mandat ke, aq më pak të lejohet të të afrohet gjykata.
Nëse e pranojmë këtë, e kemi kthyer votën nga instrument lirie në certifikatë paprekshmërie.
Dhe sapo vota bëhet certifikatë paprekshmërie, humbet kuptimin si mjet ndëshkimi periodik.
Kultura e vërtetë politike shihet nga mënyra si reagon kur kontrolli prek majën, jo kur prek poshtë.
Në shumë vende që rrëshqitën nga demokracia drejt një gjendjeje gri, skena ishte e njohur, parlamenti u bë zyrë noteriale e qeverisë, gjyqtarët kritikë u etiketuan “armiq”, “të kapur”, “të rrezikshëm”, mediat që raportuan aferat u quajtën “kazane”, çdo vendim gjyqësor ndaj figurave të larta u quajt “puç”, “shtet paralel”, “tentativë për rrëzim të rendit”.
Mesazhi që u ngulit në mendjet e qytetarëve qe i njëjti, rrezikun mos e shih te pushteti, por te ata që guxojnë ta kontrollojnë pushtetin.
Kjo është rruga më e shpejtë drejt autoritarizmit të butë, simbolet e demokracisë qëndrojnë, por fryma e saj tkurret çdo ditë.
Rasti Balluku është laborator ku mund të shohim nëse jemi në atë shteg.
Nuk kemi vetëm një dosje “tuneli”.
Kemi një provë karakteri për mënyrën si pushteti e sheh veten përballë ligjit.
Manipulimi më i sofistikuar nuk bëhet me gënjeshtra të drejtpërdrejta, por me pyetje të gabuara.
Në këtë rast, pyetjet që duhej të ishin në qendër janë:
Çfarë dyshon SPAK se ka ndodhur në tunelin e Llogarasë?
Cilat janë shumat, cilët janë përfituesit, çfarë mekanizmash janë përdorur?
Cili është roli që i atribuohet ministres në këtë zinxhir?
Pyetja që dëgjojmë është tjetër:
“Si guxon një gjykatë të pezullojë një ministre në detyrë?”
Pra, theksi lëviz nga përmbajtja te pozicioni, nga fakti te statusi, nga morali i kontratës te prestigji i kabinetit.
Qytetari i thjeshtë, në vend që të njihet me abuzimin e mundshëm me paratë e tij, ftohet të indinjohet për “shkeljen e protokollit”.
Në një vend ku korrupsioni është kronikë e përditshme, të kesh më shumë zemërim ndaj atij që heton se sa ndaj atij që dyshohet se ka vjedhur nuk është rastësi.
Është produkt i një pune të gjatë për të përmbysur rendin e pyetjeve në kokat tona.
Shoqëria që pranon pyetjet e gabuara, një ditë zgjohet pa asnjë përgjigje që vlen.
Nga jashtë, vendi duket i stolisur mirë, zgjedhjet mbahen në datë, parlamenti mblidhet, voton ligje dhe buxhete, qeveria raporton për “suksese” dhe projekte, Reforma në Drejtësi përmendet në çdo dokument zyrtar.
Rasti Balluku tregon se një pjesë e madhe e kësaj është rit, jo substancë.
Demokraci ceremoniale do të thotë, institucionet ekzistojnë në statut, procedurat kryhen sipas rregullave, fjalët e mëdha për “rule of law” përkthehen e projektohen me power-point, por vendimet që prekin realisht të fortët shihen si skandal, jo si normalitet.
Republikë, në kuptimin e thellë, do të thotë, gjykata të guxojë të marrë vendime që i prishin rehatinë qeverisë, ministri të shihet si shërbëtor me përgjegjësi të shtuar, jo si anëtar i një kaste të patrazuar, Kryeministri ta njohë veten si të parin që duhet t’i nënshtrohet shtetit të së drejtës, jo të fundit.
Kur ligji bëhet dekor dhe pushteti trajtohet si pronë private, Republika nuk është thjesht e lodhur. Është e plaçkitur.
Ka një kriter të thjeshtë për të matur seriozitetin e një Republike, sa më lart të jetë dikush në pushtet, aq më i ekspozuar ndaj kontrollit të ligjit duhet të jetë.
Pezullimi i përkohshëm i një ministreje nën hetim nuk është çështje simpatie.
Është test i këtij kriteri.
A pranon shoqëria që një ministre, me firmë të përditshme mbi kontrata publike shumë-milionëshe, të vazhdojë të qëndrojë në zyrë ndërkohë që dyshohet për abuzim të rëndë me pasurinë e po atij publiku?
Nëse përgjigjja kolektive është: “po, sepse e ka zgjedhur Kryeministri”, kemi pranuar se mbi ligjin qëndron vullneti i një njeriu.
Nëse përgjigjja është: “jo, sepse ligji duhet të ketë fjalën e vet”, atëherë masa e pezullimit shndërrohet në shenjë pjekurie institucionale, jo në atentat ndaj demokracisë.
Republika fillon aty ku shefi i qeverisë arrin të thotë:
“Mandati im s’është mburojë për askënd. Kushdo që dyshohet seriozisht, largohet nga detyra deri në përfundim të hetimit. Asnjë zyrtar nuk është aq i rëndësishëm sa të rrezikojë besimin e njerëzve te drejtësia.”
Në Shqipërinë e sotme, ende s’e kemi dëgjuar këtë fjali.
Ky reflektim nuk është hymn për SPAK-un, as lutje që gjykatat të kthehen në sovran të ri.
Edhe drejtësia ka nevojë për pasqyrë, për kritika, për korrigjim.
Por një shoqëri që kërkon të quhet Republikë duhet të pranojë një gjë shumë elementare, kur një prokurori special dhe një gjykate speciale u besohet misioni për të ndjekur korrupsionin në nivelet më të larta, ata duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre edhe kur kjo punë prek njerëzit më pranë Kryeministrit.
Rinisja e vërtetë e Republikës nuk fillon me ceremoni në sheshe, por me disa rregulla të thjeshta në përditshmërinë e shtetit, në zyrat publike të qarkullojë kodi, jo telefoni, së pari të flasë gjykata, pastaj Kryeministri, të qeverisin të zgjedhurit, ndërsa frika e tyre e përditshme të mos jetë humbja e karriges, por thirrja e togave të zeza në sallën e gjyqit.
Ditën kur një masë sigurie ndaj një ministri të dyshuar do të lexohet si shenjë pjekurie demokratike dhe si provë se reforma ka guxuar të prekë “të pathënët”, fjala “reformë” s’do ketë nevojë as për logo, as për poster, as për spote.
Until then, whenever a Prime Minister dresses up as his ministers' personal lawyer and lashes out at the court instead of facing the questions of the citizens, anyone who believes in the Republic must repeat to themselves a simple and brutal truth: the rule of law is measured by how it goes to the end of the powerful, not by how harsh it is on the defenseless.
Where the law stops at the door of power, democracy begins to slowly, silently, slide out of itself.
Happening now...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ideas
"Topple" Edi Rama by lying to yourself...
Only accepting Berisha's truths will save the DP from final extinction!
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
