Irani i përgjigjet Trumpit për Hormuzin: Nuk mund të kapet me deklarata
Zëvendësministri i Jashtëm iranian, Kazem Gharibabadi, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump lidhur me Ngushticën e Hormuzit, duke kundërshtuar pretendimin se SHBA synon ta shpallë atë territor amerikan.
Në një reagim në rrjetin social X, Gharibabadi tha se statusi i ngushticës nuk mund të ndryshohet përmes deklaratave politike, urdhrave apo pranisë ushtarake. Sipas tij, SHBA ka pësuar humbje strategjike dhe duhet të pranojë situatën e krijuar. “Ngushtica e Hormuzit ishte iraniane, është iraniane dhe do të mbetet iraniane”, deklaroi zyrtari iranian, duke shtuar se rihapja e saj do të bëhet vetëm me vendim të Teheranit.
Gharibabadi paralajmëroi gjithashtu se Irani do të vijojë bllokadën për sa kohë që Uashingtoni, sipas tij, nuk pranon atë që ai e cilësoi si disfatë. Nga ana tjetër, Donald Trump ka deklaruar se SHBA do të marrë masa për ta shpallur Ngushticën e Hormuzit “territor amerikan”. Presidenti amerikan ka pretenduar gjithashtu se Uashingtoni ka kontroll të plotë mbi ngushticën, deklaratë që Teherani e ka kundërshtuar.
Përplasja e deklaratave vjen në një kohë kur Ngushtica e Hormuzit mbetet një pikë kyçe për transportin ndërkombëtar të energjisë dhe një prej zonave më të ndjeshme të tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit.
Po ndodh...
ide
Insistence on crime, the reason why Prime Minister Rama should resign
Edi Rama, Harari and the algorithm!
Edi Rama, the time of reckoning has come!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128