Signs of an Invisible Change: The Cracks That Are Transforming Albania

2026-08-12 11:46:00 / IDE NGA ADRI NURELLARI

Signs of an invisible change: The cracks that are

One of the most common mistakes in political analysis is to imagine political systems or regimes as machines that simply need to be hit in the right nerve center to stop functioning. In reality, political systems are much more like living organisms. They adapt, regenerate, change strategies, learn from shocks, and often sacrifice parts of themselves to survive as a whole.

Precisely for this reason, democratic change is almost always a process of accumulating many cracks and not a single act.

Sociologist Charles Tilly argued that major political changes do not usually arise from a single event, but from the accumulation of many small processes that, interacting with each other, together begin to weaken the foundations on which power rests. Institutions, civic movements, political conflicts, and cultural transformations do not operate in isolation, but feed each other until they create a new reality.

Precisely for this reason, tipping points are rarely noticeable at the moment they occur but only become apparent when the system can no longer absorb the accumulated pressure.

If we look at Albania through this lens, it becomes clear that in recent years several important cracks or fissures have begun to appear. Perhaps none of them are decisive in themselves. But together they are gradually changing the pillars on which the system has been supported for more than three decades. For many years, the impression has been created that the Albanian political system was almost immune to any shock. That the most powerful figures were practically untouchable. That the traditional parties had an unchallenged monopoly on political life. That citizens either had to swallow this reality or leave the country.

This fatalism was perhaps the greatest achievement of any consolidated system. A regime does not become strong simply because it controls the institutions but when it convinces its citizens that change is impossible. However, this conviction has begun to waver significantly, not through a spectacular explosion, but through a series of small cracks that I have categorized in the institutional, political, cultural, and socio-economic spheres.

I quaj "çarje" sepse nuk bëhet fjalë ende për shembjen e sistemit, por për dobësimin gradual të shtyllave mbi të cilat ai është mbështetur për dekada. Të marra veçmas ato mund të duken të vogla; së bashku ato ndryshojnë ekuilibrat e pushtetit.

Çarjet Institucionale

Çarja e parë është institucionale dhe lidhet me reformën e drejtësisë. Për herë të parë që nga fillimi i tranzicionit, figura që për shumë vite konsideroheshin praktikisht mbi ligjin janë hetuar, arrestuar, akuzuar dhe në disa raste dënuar.

SPAK-u, i mbështetur nga partnerët ndërkombëtarë, nuk e ka transformuar ende siç duhet drejtësinë shqiptare. Prapëseprapë ka transformuar diçka po aq të rëndësishme e që lidhet me perceptimin e qytetarëve se pandëshkueshmëria nuk është më absolute.

Në politikë, perceptimet kanë pothuajse po aq rëndësi sa institucionet. Kur njerëzit fillojnë të besojnë se askush nuk është plotësisht i paprekshëm, sistemi ka marrë tashmë një goditje që nuk matet vetëm me numrin e dosjeve penale apo prangave të vëna.

Një pasojë më pak e dukshme e reformës në drejtësi është çarja që po shfaqet brenda vetë administratës shtetërore, pra makineria e sistemit. Frika nga hetimet e SPAK-ut ka ndryshuar mënyrën se si funksionon burokracia. Gjithnjë e më shumë zyrtarë shmangin marrjen e përgjegjësive, shtyjnë vendimmarrjen ose preferojnë të mos firmosin për çështje që dikur do t'i miratonin pa hezitim.

Kjo krijon një lloj mosbindjeje pasive dhe paralize administrative. Megjithëse kjo ngadalëson funksionimin e shtetit, ajo është njëkohësisht tregues se kultura e pandëshkueshmërisë nuk është më aq absolute sa më parë.

Në të njëjtën kohë avancimi në procesin e integrimit europian ka krijuar çarje të re e që ka të bëjë me një burim të ri presioni mbi shtetin shqiptar. Për herë të parë, një pjesë gjithnjë e më e madhe e reformave nuk përcaktohet vetëm nga vullneti i qeverisë së klikës shqiptare, por edhe nga standardet, kushtëzimet dhe monitorimi i Bashkimit Europian.

Kjo nuk garanton suksesin e reformave, por kufizon gjithnjë e më shumë hapësirën për arbitraritet institucional të kastës sonë politike.

Çarjet politike

Një çarje tjetër është ajo e sferës politike që ndodhi vjet. Për një kohë të gjatë dukej se çdo përpjekje për të ndërtuar alternativa jashtë dy partive tradicionale ishte e destinuar të dështonte. 

Mjafton të kujtojmë se rreth një dekadë më parë, dy nga figurat më të rëndësishme të politikës shqiptare, Bamir Topi dhe Ben Blushi ( të dy të konsideruar në kohën e tyre si numrat dy të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste ) u larguan nga partitë respektive për të krijuar alternativa të reja politike. Megjithëse gëzonin profil të lartë publik, kishin eksperiencë dhe kapital politik, madje kafshuan struktura e figura nga partitë që braktisën, ato nisma nuk arritën të tërhiqnin mbështetje të mjaftueshme elektorale sa të kalonin pragun e të futeshin në parlament.

Zgjedhjet e fundit paraqitën një panoramë krejt tjetër.

Tre formacione të reja politike (Lëvizja Bashkë, koalicioni Shqipëria Bëhet–Nisma Thurje dhe Mundësia) garuan jashtë dy blloqeve tradicionale dhe arritën të tërhiqnin vota si nga e majta ashtu edhe nga e djathta dhe fituan përfaqësim në Parlament. Vetë fakti që një pjesë e elektoratit u shkëput nga partitë tradicionale për t'iu besuar alternativave të reja përbën një zhvillim me rëndësi. Natyrisht që kjo nuk do të thotë se sistemi ka ndryshuar tashmë, por se ai nuk është më aq i mbyllur sa dukej deri dje.

Rëndësi ka që monopoli nuk duket më i pakalueshëm. Në demokraci, ndryshimet fillojnë pikërisht atëherë kur qytetarët kuptojnë se ekziston një alternativë e besueshme. pra alternativat kanë rëndësi edhe kur janë ende të vogla. Vetë ekzistenca e tyre ndryshon mënyrën si qytetarët e imagjinojnë të ardhmen.

Edhe Revolucioni i Flamingove është pjesë e së njëjtës prirje.

PD-ja nuk e ka më monopolin e administrimit të zemërimit qytetar. Për herë të parë, një pjesë e konsiderueshme e pakënaqësisë kolektive u organizua në mënyrë autonome, duke zgjedhur rrugën dhe jo partitë tradicionale si mjet veprimi. Ai kujtoi se demokracia nuk përfundon në kutinë e votimit. K

rahas demokracisë përfaqësuese, ekzistojnë edhe demokracia pjesëmarrëse dhe ajo e drejtpërdrejtë, ku qytetarët organizohen, protestojnë, propozojnë dhe ushtrojnë presion publik pa pritur ciklin e ardhshëm zgjedhor.

Kur flitet për dalje nga rreshti i duopolit partiak, çarje po shfaqet brenda vetë elitës. Për shumë vite, një nga burimet kryesore të forcës së sistemit ishte kohezioni i elitës politike dhe disiplinimi i zërave kritikë. Sot po shfaqen sinjale se ky homogjenitet nuk është më aq i plotë.

Dorëheqja e deputetes socialiste Marjana Koçeku, zërat më kritikë që herë pas here dëgjohen edhe nga figura të rëndësishme të mazhorancës, si Elisa Spiropali, si dhe ndërhyrjet publike të ish-funksionarëve të lartë si Ditmir Bushati, Arta Dade apo Ermelinda Meksi, tregojnë se edhe brenda establishment-it nuk ekziston më i njëjti nivel uniformiteti.

Po aq domethënës është edhe fakti se debatet dhe pakënaqësitë, që dikur zgjidheshin brenda forumeve të mbyllura partiake, po dalin gjithnjë e më shpesh në hapësirën publike.

Paralelisht, frika nga hetimet e SPAK-ut ka rritur kujdesin dhe vetëmbrojtjen e një pjese të elitës politike, duke dobësuar disiplinën dhe kohezionin që për shumë vite kanë karakterizuar pushtetin. Të marra veçmas, këto zhvillime mund të duken episodike. Së bashku, ato sugjerojnë se edhe elita politike nuk është më aq monolite sa dikur.

Në rafshin politik një çarje tjetër me rëndësi që duhet vënë në dukje është ajo mediatike e cila nëpërmjet kontrollit të pronarëve ka shërbyer si anestezi për pakënaqësinë kolektive. Kjo ka të bëj me dobësimin e njërit nga mekanizmat më të rëndësishëm të çdo pushteti të konsoliduar, me aftësinë për të prodhuar miratim e pëlqim publik, pra për të imponuar një interpretim të vetëm të realitetit dhe për ta paraqitur atë si të vetmin të mundshëm.

Për herë të parë pas shumë vitesh, aftësia e pushtetit për të kontrolluar narrativën publike po sfidohet njëkohësisht nga mediat e pavarura, forumet alternative online,  rrjetet sociale dhe, mbi të gjitha, nga vëmendja e shtuar e mediave ndërkombëtare. Kur debati për Shqipërinë zhvillohet edhe jashtë kufijve të saj, bëhet shumë më e vështirë që realiteti të monopolizohet nga një narrativë e vetme e kontrolluar nga qeveria.

Në kategorinë politike duhet theksuar edhe dimensioni i çarjes së reputacionit ndërkombëtar.

Për shumë vite, një nga burimet kryesore të legjitimitetit të status quo-së nuk buronte vetëm nga zgjedhjet e brendshme, por edhe nga mbështetja dhe perceptimi pozitiv i partnerëve ndërkombëtarë. Në një kontekst ku zgjedhjet kontestoheshin vazhdimisht nga opozita, miratimi i aktorëve kryesorë perëndimorë shërbente si vula kryesore e legjitimitetit të qeverisë.

Për vite me radhë u ndërtua narrativa se Rama përfaqësonte të ardhmen europiane të Shqipërisë, ndërsa opozita mishëronte të shkuarën, sidomos pas shpalljes non grata të liderit historik të saj nga SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar. Mirëpo ky avantazh ka filluar të zbehet. SPAK-u, dosjet Sky EÇ dhe EncroChat (të cilat kanë nxjerrë në dritë lidhje të dyshuara mes krimit të organizuar ndërkombëtar dhe politikës shqiptare); ekspozimi ndërkombëtar i çështjes së Zvërnecit pas Revolucionit të Flamingove dhe jehona që morën akuzat për afera të dyshimta, si edhe afrimi demonstrativ me familjen Trump, një nga familjet më të fuqishme dhe më të debatuara nëbotë, kanë gërryer gradualisht imazhin e Ramës si simbol i modernizimit europian.

Narrativa e "liderit të së ardhmes" nuk është më aq bindëse sa dikur në Bruksel, dhe po zëvendësohet gjithnjë e më shumë nga pyetjet për korrupsionin, lidhjet me krimin e organizuar, kapjen e shtetit dhe cilësinë e demokracisë shqiptare.

Çarjet social-ekonomike

Përtej çarjeve institucionale, politike dhe kutlturore, një kategori tjetër më vete janë edhe çarjet strukturore social-ekonomike. Modeli i zhvillimit mbi të cilin është mbështetur Shqipëria gjatë dekadave të fundit po përballet me kufijtë e tij.

Monopolizimi i ekonomisë, emigrimi masiv, plakja e popullsisë, mungesa e fuqisë punëtore, rritja e kostos së jetesës dhe pabarazitë në zgjerim po ushtrojnë një presion gjithnjë e më të madh mbi ekonominë dhe mbi kontratën sociale. Këto nuk janë thjesht probleme ekonomike por janë sinjale se status quo-ja po bëhet gjithnjë e më e vështirë për t'u ruajtur pa ndryshime të thella.

Një tjetër çarje social-ekonomike lidhet me transformimin e sistemit të referencës së shqiptarëve.  Emigrimi masiv, diaspora dhe lëvizja e lirë kanë bërë që një pjesë shumë e madhe e shoqërisë shqiptare të jetojë, të punojë ose të ketë familjarë në vendet perëndimore. Vetëm gjatë vitit 2025, Shqipëria regjistroi rreth 12.5 milionë hyrje të shtetasve të huaj dhe rreth 8.6 milionë dalje të shtetasve shqiptarë, shifra që ilustrojnë intensitetin e jashtëzakonshëm të lëvizjes dhe kontaktit me botën.

Këto nuk janë individë unikë, pasi i njëjti person mund të kalojë kufirin disa herë gjatë vitit, por tregojnë se ekspozimi i shqiptarëve ndaj Perëndimit nuk është më privilegj i një pakice, por një përvojë masive

 Ata udhëtojnë lirshëm, krahasojnë çmimet, pagat, cilësinë e arsimit, të shëndetësisë, të mjedisit, të administratës dhe të shtetit të së drejtës. Shumë prej tyre zbulojnë se në shumë raste çmimet e produkteve bazë janë të ngjashme, madje edhe më të ulëta se në Shqipëri, ndërsa cilësia e shërbimeve publike është dukshëm më e lartë.

Si pasojë, shqiptarët nuk e matin më Shqipërinë me epokën e Berishës siç këmbëngul qeveria aktuale, por me standardin europian që përjetojnë vetë ose përmes familjarëve të tyre. Kur ndryshon sistemi i referencës, ndryshon edhe pragu i durimit. Shoqëritë që kanë parë se si funksionon një shtet normal nuk kënaqen më me premtime apo progresin minimal të deritanishëm, por kërkojnë standarde evropiane.

Kjo çarje nuk prek vetëm kundërshtarët tradicionalë demokratë të qeverisë, por edhe një pjesë të vetë bazës së saj elektorale socialiste. Dikush mund të ketë siguruar një vend pune falë kontributit partiak, por nuk mund të blejë  dot ajër të pastër me teserën e partisë socialiste. Nuk mund të shmangë rrugët e shkatërruara, spitalet në krizë, shkollat në rënie, çmimet që rriten, pasigurinë juridike apo arbitraritetin e administratës.

Privilegji mund të zgjidhë një hall individual, por nuk zëvendëson dot një shtet funksional. Në një shtet të kapur, kufiri mes xhelatit dhe viktimës bëhet gjithnjë e më i paqartë sepse favoret që të jep partia janë të përkohshme ndërsa dëmet e dështimit të shtetit janë kolektive dhe të përhershem.

Një tjetër çarje social-ekonomike lidhet me konsumimin gradual të vetë sistemit klientelist mbi të cilin është mbështetur pushteti për shumë vite. Çdo sistem patronazhi funksionon për aq kohë sa ka burime për të shpërndarë. Në fillim ai ofron vende pune, favore, kontrata dhe privilegje për të zgjeruar bazën e mbështetjes. Por me kalimin e kohës hapësira për shpërblime ngushtohet. Vendet e punës mbushen, tenderët përqendrohen në një numër gjithnjë e më të vogël përfituesish dhe mundësitë për të kënaqur pritshmëritë e militantëve pakësohen. Si pasojë, sistemi fillon të prodhojë zhgënjim edhe te një pjesë e atyre që dikur e mbështetnin.

Klientelizmi fillon të konsumojë vetveten, sepse nuk është më në gjendje të shpërblejë të gjithë ata mbi të cilët ka ndërtuar besnikërinë e tij. Çdo sistem klientelist përballet herët a vonë me të njëjtin tavan numri i njerëzve që presin të marrin bëhet më i madh se numri i privilegjeve që pushteti mund të shpërndajë. Pikërisht aty fillon konsumimi i tij politik.

Më paradoksale këtu është se perveçse sistemi klientelist ka një kufi të pashmangshëm, vetë korrupsioni gërryen bazën e sistemit që e ushqen. Në një shtet të kapur, përfitimet më të mëdha nuk i merr domosdoshmërisht partiaku më besnik, por ai që sjell ryshfetin më të madh. Pra përfituesit kryesor nuk janë militantët socialistë që kanë shpërndarë fletëpalosje apo kanë mbushur mitingjet, por bizneset e mëdha të privilegjuara dhe rrjetet kriminale me kapitalin më të madh.

Thënë ndryshe korrupsioni nuk shpërblen besnikërinë por fuqinë financiare. Pikërisht për këtë arsye, çdo sistem i ndërtuar mbi privilegjin prodhon herët a vonë zhgënjim edhe te një pjesë e atyre që e kanë mbështetur. Kur edhe mbështetësit fillojnë të kuptojnë se në hierarkinë e korrupsionit ata janë thjesht qytetarë të dorës së dytë ku mezi pikon ndonjë gjë atëhere, çarja nuk vjen më vetëm nga opozita por lind edhe nga brenda vetë sistemit.

Çarjet kulturore

Por ndoshta kategoria më e rëndësishme e çarjeve është ajo që ndodh në sferën e katërt, atë kulturore. Pikërisht këtë kishte parasysh Douglass North kur argumentonte se institucionet informale dhe rregullat e pashkruara (normat e sjelljes, vlerat, zakonet, bindjet, pritshmërit dhe kodet e vetëimponuara të kontrollit) janë po aq vendimtare sa ligjet për të kuptuar pse një sistem mbijeton ose pse fillon të ndryshojë.

Institucionet mund të reformohen dhe qeveritë mund të ndryshojnë, por asnjë ndryshim nuk bëhet i qëndrueshëm nëse nuk ndryshon edhe mënyra se si qytetarët e kuptojnë pushtetin dhe rolin e tyre në demokraci. Kultura politike përbëhet nga normat, zakonet, pritshmëritë dhe bindjet që përcaktojnë se çfarë konsiderohet normale, çfarë pranohet dhe çfarë refuzohet. Pikërisht në këtë nivel duhet parë edhe Revolucioni i Flamingove.

Vlera e tij nuk matet vetëm me aftësinë për të ushtruar presion mbi qeverinë, por edhe me aftësinë për të ndryshuar kulturën qytetare; duke e zhvendosur interesin publik në qendër të debatit, duke sfiduar normalizimin e abuzimit, duke krijuar bashkëpunime të reja mes qytetarëve dhe duke dëshmuar se pjesëmarrja publike mund të jetë këmbëngulëse, krijuese dhe paqësore. Nëse këto norma zënë rrënjë, atëherë ndryshimi nuk mbetet më vetëm politik por  bëhet shoqëror.

Po këtu duhet përmendur edhe  çarje tjetër kulturore që ka të bëj me shëmbjen e frikës.  Për shumë vite, një pjesë e madhe e qytetarëve shmangte kritikën publike ndaj pushtetit, jo domosdoshmërisht sepse ishte dakord me të, por sepse ata konsideronin se ishin të vetëm se ose se kostoja e të folurit ishte shumë e lartë. Si pasojë, shumë qytetarë zgjidhnin heshtjen, duke krijuar përshtypjen se pakënaqësia ishte e kufizuar dhe se shumica mbështeste status quo-në.

Sot po ndodh gradualisht e kundërta. Gjithnjë e më shumë qytetarë shprehin hapur pakënaqësinë e tyre pa qenë të lidhur me opozitën tradicionale. Çdo zë që thyen heshtjen i jep kurajë të tjerëve të bëjnë të njëjtën gjë, duke dobësuar kulturën e vetëcensurës që për vite me radhë ka ushqyer ndjenjën e pafuqisë. Edhe në këtë kuptim duhet parë  se Revolucioni i Flamingove është i rëndëishëm jo vetëm për presionin që ushtron por edhe për faktin që ka krijuar një hapësirë ku qytetarët mund të shprehin publikisht pakënaqësinë e tyre pa pasur nevojë të etiketohe me partitë tradicionale.

Kjo është një çarje të thellë tektonike kulturore, sepse ndryshon jo vetëm sjelljen e individëve, por edhe perceptimin kolektiv për atë që është e mundur dhe e pranueshme në jetën publike. si e tillë mund të ketë pasoja shumë më afatgjata sesa vetë protestat.

Kur flitet për sferën kulturore duhet theksuar edhe çarja e brezave.

Gjithnjë e më shumë të rinj po e shohin politikën përtej ndarjeve tradicionale të epokës së tranzicionit mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Për ta, identitetet partiake që dominojnë prindërit e tyre,  kanë gjithnjë e më pak rëndësi krahasuar me funksionimin e institucioneve, meritokracinë, mundësitë për zhvillim, cilësinë e arsimit, perspektivën europiane dhe sundimin e ligjit.

Ky ndryshim nuk nënkupton se ndarjet e vjetra kanë humbur plotësisht peshën e tyre, por se ato nuk janë më boshti i vetëm rreth të cilit organizohet konkurrenca politike.

Njëkohësisht, rinia sot shfaq një ndjeshmëri shumë më të lartë ndaj çështjeve që deri dje konsideroheshin dytësore në debatin publik shqaiptar, si mbrojtja e mjedisit, transparenca, dhuna, gjuha e urrejtjes, arroganca e pushtetit, cilësia e jetës dhe respekti për dinjitetin e qytetarit.

Si brezi i parë që është rritur i lidhur vazhdimisht me botën përmes internetit dhe rrjeteve sociale, Gjenerata Z i krahason institucionet, standardet dhe mënyrën e qeverisjes jo vetëm me të kaluarën shqiptare, por me realitetin e vendeve europiane dhe perëndimore. Për rrjedhojë, edhe pritshmëritë e saj janë më të larta.  Kur ndryshojnë prioritetet e një brezi, fillojnë të ndryshojnë gradualisht edhe pritshmëritë që shoqëria ka ndaj politikës.

Për më tepër, një nga çarjet më të rëndësishme kulturore është ajo e fatalizmit. Për shumë vite ka mbizotëruar bindja se "asgjë nuk bëhet", se sistemi është i pandryshueshëm dhe se çdo përpjekje qytetare është e destinuar të dështojë.

Vetë fakti që qytetarët organizohen, krijojnë lëvizje, mbështesin alternativa të reja politike apo ndërmarrin protesta të vazhdueshme tregon se kjo bindje nuk është më aq absolute. Kur qytetarët pushojnë së besuari se ndryshimi është i pamundur, sistemi fillon të humbasë një nga burimet më të rëndësishme të forcës së tij.

Po aq domethënëse është edhe çarja e normalizimit të korrupsionit. Praktika që dikur kalonin pa debat ose pranoheshin si pjesë e zakonshme e jetës politike sot shkaktojnë reagim publik shumë më të madh. Edhe kur nuk sjellin pasoja të menjëhershme politike apo ligjore, ato ndryshojnë standardin moral me të cilin qytetarët gjykojnë pushtetin.

Në demokraci, ndryshimi fillon shpesh jo kur korrupsioni zhduket, por kur shoqëria pushon së konsideruari atë si diçka normale.

Në këtë kuptim, Revolucioni i Flamingove duhet si një lëvizje qytetare që përfaqëson disa çarje transversale. Ai është udhëkryqi ku kryqëzohen disa nga çarjet më të rëndësishme të sferave të ndryshme që po përjeton Shqipëria.

Ai është njëkohësisht shprehje e një çarje institucionale, sepse mbështetet mbi ndryshimin e perceptimit ndaj drejtësisë dhe pandëshkueshmërisë; e një çarje politike, sepse sfidon monopolin e partive tradicionale mbi administrimin e pakënaqësisë qytetare dhe rikthen në qendër demokracinë pjesëmarrëse; e një çarje social-ekonomike, sepse pasqyron pakënaqësinë e një shoqërie që nuk pranon më kompromis me koston e jetesës, korrupsionin, kapjen e shtetit dhe mungesën e perspektivës  si dhe një çarje kulturore, sepse dobëson frikën, fatalizmin dhe normalizimin e abuzimit, duke krijuar një kulturë të re qytetarie aktive.

Pikërisht sepse është produkt i bashkëveprimit të të gjitha këtyre proceseve, rëndësia e tij nuk duhet matur vetëm me efektin e menjëhershëm politik, por me aftësinë për të përshpejtuar transformimin e tyre.

Mbase asnjëra prej këtyre çarjeve nuk e rrëzon sistemin e vetme dhe mbase edhe së bashku do duan kohë ta sjellin ndryshimin. Historia nuk njeh formula të sigurta por ama njeh procese që, kur bashkohen, mund të prodhojnë pika kthese Shoqëritë nuk ndryshojnë me ritmin e zemërimit tonë, por me ritmin e transformimit të institucioneve, të kulturës politike dhe të ndërgjegjes qytetare.

Ajo ndryshon kur shumë procese të vogla fillojnë të lëvizin në të njëjtin drejtim. Dëshpërimi na shtyn të kërkojmë rezultate të menjëhershme, sikur shoqëria të mund të ndryshonte me ritmin e padurimit tonë. Historia nuk ofron garanci  por vetëm sjell mundësi.

Në të vërtetë, ndryshimi demokratik ecën me ritmin e institucioneve që reformohen, të krisjes së strukturës ekzistuese politike e social-ekonomike,  të kulturës që evoluon dhe të qytetarëve që ndryshojnë mënyrën se si e kuptojnë rolin e tyre.

Kjo është edhe arsyeja pse pesimizmi është po aq i gabuar sa optimizmi naiv. Nuk ka arsye të besohet se gjithçka do të ndryshojë brenda natës njësoj sikurse nuk ka asnjë arsye të thuhet se asgjë nuk po ndryshon.

History shows that no system lasts forever. Albania proved this in 1990, when one of Europe’s most isolated regimes collapsed after decades of communist rule. In Montenegro, Milo Djukanovic, who had dominated political life for more than three decades since the end of socialist Yugoslavia, lost power. Most recently, Hungary also showed that after sixteen years in power, Viktor Orban and his system could be democratically defeated through elections.

These cases show that even the most entrenched and entrenched systems can change. But they rarely fall from a single protest or event; they wear away gradually, as citizens organize, build alternatives, and gain confidence that change is possible.

We must understand that democracy is a marathon and that European Albania will not be built by a single protest, by a single leader, or by a pair of elections. It will be built stone upon stone, institution upon institution, citizen upon citizen. 

Therefore, the beginning of healing is precisely when we stop waiting for someone to change Albania for us and begin to understand that democracy is not an event, but a process and lifestyle.

When we understand that in a democracy, the citizen does not vote only on election day; he votes every day with his wallet, with his voice, with solidarity, with silence, and with his small choices.

Precisely for this reason, European Albania will not be built from a single heroic moment, but from millions of daily civic decisions.

In this sense, the Flamingo Revolution is not the end of history, nor proof that change has already happened. But it could be something else extremely important. It could be the moment when a part of Albanian society began to believe again that change is possible.

When the way citizens understand power, responsibility, and the possibility of alternatives changes, then we can confidently say that history has begun to set in motion, even if its results are not yet fully visible./ Exit.al

Po ndodh...