Shqiptari planifikon atentat në Verona, 22-vjeçari dyshohet se do të hidhte në erë një qendër tregtare

2026-08-12 13:36:00 / AKTUALITET ALFA PRESS

Shqiptari planifikon atentat në Verona, 22-vjeçari dyshohet se do

“Kriptovaluta, luftëtarë në Siri dhe një pozicion strategjik në portat e Europës: Kur mendojmë për terrorizmin xhihadist të të shtënave me armë në ambiente publike, bombave në metro dhe sulmeve me thikë nëpër ura, që gjatë dekadës së fundit kanë tronditur disa kryeqytete europiane- lidhja me Shqipërinë nuk është aspak e para gjë që të vjen në mendje,”

Kështu shkruan Corriere del Veneto, duke iu referuar ndalimit të 22 vjecarit shqiptar që sipas autoriteteve të fqinjit përtej Adriatikut, po planifikonte një atentat në qendrën tregtare Adigeo të Veronës.

Ky është një rast jashtëzakonisht i rrallë radikalizimi shqiptar”, thotë për gazetën italiane ish profesori i Sociologjisë në Universitetin e Padovës, Vincenzo Pace. “Islami shqiptar është i organizuar në vëllazëri sufiste, i lidhur me folklorin dhe tradita të imponuara nga Perandoria Osmane.

Në Shqipëri nuk ëndërrojnë për një shtet islamik”, shprehet ai, teksa kujton edhe sesi u ndalua besimi gjatë diktaturës komuniste. “Sot rreth 70% e popullsisë është myslimane, por bëhet fjalë për një religjiozitet të qetë, edhe pse kjo nuk përjashton mundësinë që të ketë grupe të izoluara ose individë të veçuar që radikalizohen në internet”, nënvizon ai.

Sips shtypit italian, pikërisht radikalizimi online kishte ndodhur me 22 vjecarin, që kishte kërkuar materiale dhe informacione për prodhim bombash artizanale e kishte hapur një llogari bankare për të kaluar fonde. I riu u arrestua në aeroportin e Trevisos më 10 gusht, sapo mbërriti nga Tirana me prindërit, dhe më pas u dëbua nga Italia për arsye të sigurisë kombëtare. Hetimet zbuluan gjithashtu se ai komunikonte me persona të lidhur me fondamentalizmin islamik dhe kishte menduar të shkonte në territore të kontrolluara nga ISIS.

Po ndodh...