Zhdukja e 700 milionë lekëve fonde të pensionistëve, Apeli vulos “arrest me burg” për Elisabeta Matajn
Gjykata e Apelit mësohet se kanë lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-drejtoreshën e Postës Shqiptare të Durrësit, Elisabeta Mataj e cila akuzohet për vjedhjen e afro 700 milionë lekëve, fonde që do përdoreshin për pensionistët e qytetit bregdetar dhe njerëzit me ndihmë ekonomike. Po ashtu raportohet se janë lënë në “arrest shtëpie” dy ish-vartёset e saj, ish-arkëtarja Paola Danaj dhe ish-shefja e financës, Valbona Duni.
Pavarësisht përpjekjeve për të hequr barrën e fajit për “zhdukjen” e miliona lekëve që ishin të destinuara për t’u shpërndarë për grupet vulnerabël si dhe pensionistë në qytetin e Durrësit, Apeli ka vulosur sot arrestin me burg për Elisabeta Matajn dhe një masë më të butë për dy ish-punonjëset e saj, të cilat dyshohen pamjet filmike i kanë nxjerrë zbuluar duke marrë thesin e mbushur me para, e duke e lënë atë në zyrën e shefes së tyre.
Siç kemi raportuar dhe më parë, pamjet e kamerave të sigurisë nxorrën zbuluar lëvizjet e dyshuara të parave brenda filialit. Ish-shefja e Financës, Valbona Duni, shihet teksa hyn në arkën e filialit, merr një shumë parash, i fut në një thes dhe largohet. Sipas pamjeve të publikuara, në disa episode Duni merr thasë me para nga arka dhe i dërgon në zyrën e ish-drejtoreshës Elisabeta Mataj, në kundërshtim me procedurat e parashikuara. Vetëm pak minuta më pas, Mataj shihet duke u larguar nga zyra me një qese të bardhë transparente, ku dyshohet se ndodheshin paratë që i ishin dorëzuar nga Duni
Në padinë e Elisabeta Matajt të dorëzuar në Prokurorinë e Durrësit, shkruhet se në fillim të muajit mars ajo ka paraqitur ankesat dhe kërkesat e saja në lidhje me keqmenaxhimin e postës së qytetit bregdetar.
“Më datë 03.03.2026 kam shkuar dhe kam takuar personalisht Administratorin (Drejtori i Përgjithshëm) e Postës Shqiptare, ku i kam bërë me dije se në arkën e postës, filiali Durrës ka probleme që lidhen me futjen e personave të paautorizuar, kryesisht përgjegjësja e financës hyn e del kur do dhe tërheq shuma monetare, pa e pasur këtë atribut, ndaj i kam kërkuar të sjellë një grup kontrolli” shkruhet në padinë e bërë nga vetë Mataj.
Sipas Mataj, edhe pse ajo ngriti zërin për shkeljet që ajo thotë se bëheshin nga punonjës të postës, konkretisht arkëtarja Paola Dana, për të cilën thekson se ka vërejtur mungesë organizimi, faturim i parregullt (pranim lekësh pa faturë), dorëzim të vlerave të dëmtuara në bankë pa dokumentacion provues dhe lejimi i personave të paautorizuar në ambientet e arkës, institucionet përgjegjëse nuk e kanë marrë parasysh ankesën e ish-drejtoreshës.
Kjo e fundit nënvizon ndonëse dorëzoi ankesën dhe kërkesën për ndryshim të stafit, nga strukturat përkatëse nuk u ndërmor asnjë veprim.
“Në vijim të gjetjeve të fundit mbi shkeljet e rënda të protokolleve të sigurisë dhe disiplinës financiare, propozohen masat e mëposhtme: Masë ndaj Arkëtares Ë(Arka Qendrore)Konstatimi: Mungesë organizimi, faturim i parregullt (pranim lekësh pa faturë), dorëzim i vlerave të dëmtuara në bankë pa dokumentacion provues dhe lejimi i personave të paautorizuar në ambientet e arkës.
...Nisur nga të gjitha veprimet e mësipërme, korrespondencës së vazhdueshme me Drejtorinë e Përgjithshme dhe strukturave përkatëse, qoftë nëpërmjet shkresave, ashtu edhe nëpërmjet takimeve apo postës elektronike, nga ana e strukturave përgjegjëse nuk u ndërmor asnjë veprim” vijon më tej padia e ish-drejtoreshës së Postës në Durrës.
Po ndodh...
Rama's government no longer has enough Berisha!
ide
Signs of an Invisible Change: The Cracks That Are Transforming Albania
Guximi është frika që zgjat një minutë më shumë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128