Italia humbet një prej protagonistëve në fitoren ndaj Francës, Frattesi largohet nga grumbullimi

Pas suksesit ndaj Francës që i dha Italisë për momentin kreun e klasifikimit të Grupit A1 të Nations League, kombëtarja italiane iu kthye punës në Qendrën Sportive ‘Angelo Moratti’ në Appiano Gentile në prag të ndeshjes të së dielës në Bruksel ndaj Belgjikës, që është sfida e fundit e këtij edicioni, ku Të Kaltërve do t’iu mjaftojë edhe barazimi për t’u kualifikuar në çerekfinale.
Është kjo një ndeshje në të cilën trajnerit Roberto Mancini do t’i duhert të bëjë pa Davide Frattesi, një prej protagonistëve në suksesin ndaj transalpinëve. Mesfushori i Lazios u largua nga grumbullimi për shkak të një shqetësimi muskular që e bën atë të padisponueshëm për ndeshjen me Belgjikën.
Përsa i përket stërvitjes, skuadra u nda në 2 grupe me një seancë për shkarkimin e ngarkesës në palestër dhe pishinë për futbollistët që ishin në formacionin titullar në ndeshjen me Francën, ndërkohë që pjesa tjetër e futbollistëve kreu stërvitje në fushë.
Po ndodh...
Berisha, Rama's "Trojan Horse" for Albanians who don't love him
ide
We don't need an SP-DP agreement, we need democracy!
"RNB-BNB", as a call to end the transition!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

