Foto-Lajm/ Nën brohoritjet “UÇK, UÇK”, Hashim Thaçi niset drejt Hagës

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përfunduar vizitën dyditore në Kosovë, e cila u mundësua nga Gjykata Speciale, pesë ditë pas vdekjes së babait të tij.
Thaçi arriti në Kosovë të premten, ku ndalesa e tij e parë ishte te varri i babait të tij, i cili ka ndërruar jetë javën e kaluar. Atje, ai vendosi një kurorë lulesh me një mesazh të shkruar që thoshte: “Te varri yt erdha i fundit babë. Para meje erdhën mijëra qytetarë.
Së shpejti, dorë me dorë, do t’i falënderoj të gjithë. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”. Pas kësaj, Thaçi kaloi disa orë me familjen e tij, ndërsa natën e kaloi te zyra e EULEX-it në Fushë Kosovë, ku takoi bashkëshorten dhe vëllezërit.
Gjatë kësaj vizite, një numër i madh qytetarësh u mblodhën për të protestuar, duke kërkuar lirinë e Thaçit. Ata mbajtën pankarta me mbishkrime si “S’kemi heronj për të sakrifikuar”, “Liri për çlirimtarët”, “Liria ka emër” dhe “Drejtësi, jo politikë”.

Gjykata Speciale e konfirmoi vizitën e Thaçit, duke theksuar se ai ishte lejuar të bëjë nderimet dhe të kalonte kohë me familjen e ngushtë për arsye humanitare. Megjithatë, ai vazhdon të mbahet në paraburgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës që prej vitit 2020.
Happening now...
83 mandates are not immunity for Rama's friends
ideas
"Preliminary sentence for Belinda Balluku", response to Baton Haxhiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Berisha's red line and the black line of democracy in the DP
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128

