EMRAT/ Kryenin vjedhje në banesa, arrestohen 2 persona në Elbasan

22 Mars 2025, 14:39 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRAT/ Kryenin vjedhje në banesa, arrestohen 2 persona në Elbasan

Dy shtetas të identifikuar si Artur Ciku dhe Idajet Sulkja janë arrestuar nga Policia e Elbasanit pasi dyshohet se kanë kryer 8 vjedhje në banesa.

Gjatë këtij operacioni, blutë kanë sekuestruar një mori sendesh të vjedhura, përfshirë pajisje elektronike, orendi shtëpiake, televizorë, kondicionerë, biçikleta, bizhuteri dhe municion luftarak.

Një bashkëpunëtor tjetër është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka përdorur automjetin e tij për të realizuar vjedhjet.

Si rezultat i këtij operacioni u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit A. C., 38 vjeç, banues në fshatin Mjekës, Elbasan, i dënuar më parë për të njëjtin krim dhe I. S., 48 vjeç, banues në Durrës, të cilët dyshohen si autorë të 8 vjedhjeve në banesa të pa banuara (ku pronarët jetojnë jashtë shteti), përgjatë 2 viteve, në disa fshatra të Peqinit.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
– A. Q., 49 vjeç, banues në fshatin Mjekës, i cili është proceduar penalisht pasi dyshohet se me automjetin e tij ka bashkëpunuar në transportimin e sendeve të vjedhura;
– K. B., 65 vjeçe, që dyshohet se ka pasur dijeni për krimin dhe nuk ka kallëzuar, pasi u kishte dhënë me qira një ambient autorëve që ata e përdornin për grumbullimin e sendeve të vjedhura.

 

Po ndodh...