Mario Mitaj më në fund luan/ Genoa kualifikohet në 1/8 e Kupës së Italisë

2026-09-15 21:40:00 / SPORT ALFA PRESS

Mario Mitaj më në fund luan/ Genoa kualifikohet në 1/8 e

Pas një serie të gjatë ndeshjesh të qëndruara në stol në kampionat, Mario Mitaj ka zbritur më në fund në fushë me fanellën e Genoas.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare u aktivizua si titullar në përballjen ndaj Sudtirolit, të zhvilluar në “Ferraris”, e vlefshme për 1/16 e Kupës së Italisë.

Mitaj qëndroi në fushën e lojës për 61 minuta dhe zhvilloi një paraqitje të mirë, përpara se të zëvendësohej nga sulmuesi Colombo.

Genoa arriti të triumfojë me rezultatin 1-0, duke siguruar kualifikimin në 1/8 e finales së kompeticionit. Goli i fitores u shënua nga Vazquez në minutën e 87-të.

Ky ishte suksesi i dytë i Genoas në këtë sezon, ndërsa skuadra ku aktivizohet Mitaj tani do të përballet me një kundërshtar shumë më të fortë.

Në 1/8 e Kupës së Italisë, Genoa do të ketë përballë Interin, kampionen e Italisë dhe fituesen në fuqi të këtij kompeticioni.

Po ndodh...

ide