Pse fitorja e gjyqtarëve i dhemb Ramës! Klithma që tregon banalitetin e kryeministrit
Edi Rama prej kohësh ka debatuar vetëm me një stil me kundërshtarët e tij- banalizim i argumenteve dhe shmangie e parimeve!
Duke e parë se debati me gjyqtarët e prokurorët po i rrëshqet në fushën e së drejtës, aty ku ai nuk rri dot për asnjë betejë politike, ai i kthehet zanatit të banalizimit të debatit, pasi nuk ka argumente që të mbrojë vetveten. Në këtë situatë ai hedh për hienat e debatit publik shifrën e pagës së gjyqtarëve, i bindur se do shkaktojë urrejtjen e duhur ndaj tyre duke kërkuar emocion në vend të argumentit.
Dhe nuk i ka dalë keq politikisht në shumë raste, duke ftuar patronazhistët e tij të futen në rrjete sociale e të ndërtojnë kalanë e urrejtjes, ndërtuar me fjalor të nivelit më banal, akuza për korrupsion, ngrirje historish rozë, për këdo që i kërkon të zbatojë ligjet që miraton apo vendimet e Gjykatës Kushtetuese që janë taksative për zbatim.
Por shteti ligjor nuk është retorikë, as aftësi për të ndërtuar metafora. Ndaj këtë herë Rama po ndeshet jo vetëm me argumente që rrëzojnë retorikën e tij banale, ndërtuar vetëm mbi emocion.
Kjo përballje, e ardhur në mes të përplasjes së tij me protestën, në vend, duket nga ato betejat, siç thotë populli, që në vend të vërë vetulla, të nxjerr sytë. Dhe metoda e përbaltjes duket se i ka ngecur këtë herë përballë një gjyqtari të vetëm, si Engert Pëllumbi, të cilin Rama mund ta “akuzojë" se është i shkurtër, por gjë tjetër që nuk shkon me të duket se nuk ka, se ndryshe do ia kishin nxjerrë politikanë të tjerë që janë përballur me vendimet e tij përpara Ramës.
Padyshim që Rama do vijojë të përdorë shantazhinn emocional, duke kërkuar këtu aleancën e qytetarëve të varfër për t'i ndërsyer ndaj kujtdo që i tregon kufirin.
Megjithatë, edhe në rastin e rrëzimit përballë gjyqtarëve, ai ka një shans për ta shfrytëzuar: të lëshojë Belinda Ballukun, duke pasur aleat pikërisht dobësinë e tij përballë drejtësisë. I vënë me shpatulla për muri këtë herë ai mund të justifikohet përballë Ballukut, njeriut për të cilin ai rrëzoi gjithë retorikën se ai ishte Mbrojtësi i Drejtësisë, duke përdorur forcën e kartonit përballë fakteve që SPAK dorëzoi në Kuvend.
Po ndodh...
Basha, Berisha and a meeting with parents in the USA!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128