Shkaktoi vdekjen e sulmuesit të Tenerifes, Owono tërhiqet nga ndeshjet e Guinesë Ekuatoriale

2026-11-07 16:48:00 / SPORT ALFA PRESS
Shkaktoi vdekjen e sulmuesit të Tenerifes, Owono tërhiqet nga ndeshjet

Pas ngjarjes së rëndë që tronditi futbollin spanjoll, portieri Jesús Lázaro Owono ka marrë vendimin të mos jetë pjesë e grumbullimit të Guinesë Ekuatoriale për ndeshjet e radhës.

Gardiani u përfshi në një përplasje me sulmuesin Jesús de Miguel gjatë takimit mes Andorrës dhe Tenerifes në Divizionin e Dytë. Sulmuesi humbi jetën të nesërmen, si pasojë e një arresti kardiak.

Ngjarja duket se ka ndikuar thellë te Owono, i cili i ka kërkuar federatës së vendit të tij të mos e thërrasë për angazhimet e ardhshme ndërkombëtare.

 

 

 

Po ndodh...