Jetonte i “izoluar” në banesë! Prej vitesh fshihej pas një identiteti fals, Nikolin Pali dyshohet se po përgatiste një tjetër atentat, nën hetim edhe lidhjet me mafian greke

2026-11-07 11:26:00 / AKTUALITET ALFA PRESS
Jetonte i “izoluar” në banesë! Prej vitesh fshihej pas

43-vjeçari shqiptar, Nikolin Pali, i arrestuar më 5 nëntor në zonën e Kato Patision, në Athinë, ka rrëfyer para autoriteteve greke se ka kryer edhe dy vrasje të tjera në Shqipëri, para vitit 2002. Ai ishte shpallur në kërkim për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në Lutraqi të Greqisë në vitin 2020, ku dy gra u ekzekutuan me sëpatë.

Sipas mediave greke, ai dyshohet se i ka kryer dy vrasjet në Shqipëri dhe më pas është larguar drejt Greqisë për t’iu shmangur arrestimit. Autoritetet shqiptare kishin lëshuar ndaj tij një njoftim të kuq të Interpolit, por për një tjetër çështje penale, atë të tentativës së grabitjes së armatosur në bashkëpunim.

Arrestimi u krye pas një operacioni të organizuar në një apartament në Kato Patisia, ku policia greke ndërhyri me ndihmën e njësisë speciale kundër terrorizmit EKAM. Gjatë kontrollit në banesë u gjetën një pistoletë me ngjyrë argjendi dhe dorezë druri, dy granata funksionale, dy detonatorë dhe tri palë pranga metalike.

Një tjetër detaj që ka dalë gjatë hetimeve është se 43-vjeçari jetonte duke përdorur identitetin e një personi tjetër. Në banesë u gjet edhe leja e qëndrimit e një personi tjetër, në të cilën ishte vendosur fotografia e tij. Bashkë me të u arrestua edhe një grua 41-vjeçare, e huaj, e akuzuar për strehimin e një personi në kërkim dhe shkelje të legjislacionit për të huajt.

 

Autoritetet greke po hetojnë gjithashtu nëse shqiptari po përgatiste një sulm të ri dhe nëse kishte lidhje me persona të përfshirë në mafian greke. Hetuesit po verifikojnë aktivitetin e tij gjatë gjashtë viteve të fundit, për të zbuluar nëse mund të ketë lidhje me vrasje të tjera të ndodhura në Greqi.

Ngjarja për të cilën 43-vjeçari u arrestua ndodhi më 11 tetor 2020, në zonën Flambouro të bashkisë Lutraqi-Agioi Theodoroi. Viktimat ishin një grua 43-vjeçare me origjinë ukrainase, ish-partnerja e autorit të dyshuar, dhe partnerja e saj e re, një farmaciste 42-vjeçare.

Sipas hetimeve, autori i kishte zënë në befasi dy gratë dhe i kishte goditur disa herë në kokë me sëpatë, duke mos u lënë mundësi të reagonin. Pas krimit, ai ishte larguar me automjetin e njërës prej viktimave dhe më pas i kishte vënë flakën, në përpjekje për të zhdukur gjurmët.

 

Po ndodh...