Ministri i Jashtëm gjerman Wadephul pret Tabakun në Berlin, në fokus procesi i integrimit dhe marrëdhëniet mes dy vendeve
Deputetja e PD-së diskutoi me ministrin e Jashtëm gjerman edhe për mundësitë e rritjes së investimeve gjermane në Shqipëri.
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, priti deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në Ministrinë e Jashtme në Berlin. Tabaku bëri të ditur se në takim diskutuan për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, ecurinë e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe mundësitë për rritjen e investimeve gjermane në vend.
Tabaku mori pjesë paraditen e 24 nëntorit në Berlin Foreign Policy Forum, të organizuar nga fondacioni Körber-Stiftung. Takimi me Wadephul shënoi kulmin e vizitës së saj në kryeqytetin gjerman.
Gjatë dy ditëve të vizitës, më 23 dhe 24 nëntor, Tabaku zhvilloi takime të nivelit të lartë në Bundestag.
Po ndodh...
May 9th Elections REFERENDUM against the System
ide
Hostage parties, hostage politics, hostage Albania!
Elisa and the dilemma of Rama's political legacy!
The eunuchs of power have everything but the courage for dignity.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


