Pogradeci dhe Buçimasi pa energji elektrike për dy orë, OSHEE njofton ndërprerjen për shkak të defektit

2026-11-24 16:52:00 / AKTUALITET ALFA PRESS
Pogradeci dhe Buçimasi pa energji elektrike për dy orë, OSHEE

OSHEE njofton se ditën e sotme do të ndërpritet energjia elektrike në të gjithë qytetin e Pogradecit dhe në Njësinë Administrative Buçimas, për shkak të një defekti në nënstacionin elektrik.

Sipas njoftimit, ndërprerja do të zgjasë nga ora 16:00 deri në orën 18:00, ndërsa gjatë kësaj kohe do të kryhen punimet për riparimin e avarisë.

OSHEE shprehet se kërkon mirëkuptimin e abonentëve për këtë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me energji elektrike.

 

 

Po ndodh...