Mziu: I gatshëm të kandidoj për Bashkinë e Kamzës
Deputeti i PD Xhelal Mziu ka shprehur gatishmërinë për të kandiduar për Bashkinë e Kamzës në zgjedhjet lokale të 9 majit. Deklarata u bë nga vet deputeti demokrat në “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, ku Mziu tha se është i hapur për një kontribut të tillë.
“Po punoj intensivisht në qarkun e Dibrës, në qarkun e Tiranës dhe në Kamëz, për t’ia shkurtuar një orë e më parë qëndrimin në qeveri këtij lloj kryeministri. Unë jam drejtues politik, jam deputet, por absolutisht i gatshëm për të kontribuar në cdo drejtim që jo vetëm ia heq legjetimitetin kësaj qeverie, por sjell një tjetër frymë për qytetarët shqiptarë që ta lënë eksodin e tyre dhe të rikthehen te një Shqipëri që shumë shpejt të bëhet anëtare e BE-së, por jo me Edi Ramën. Jam i gatshëm të kontribuoj kudo. Për Bashkinë e Kamzës mbetem i hapur për të kontribuar”.
Kujtojmë që Mziu e ka drejtuar më herët Bashkinë e Kamzës. Ai u zgjodh për herë të parë në krye të bashkisë në vitin 2007 dhe e drejtoi atë për tre mandate radhazi. (A2 Televizion)
Po ndodh...
Berisha, Rama's "Trojan Horse" for Albanians who don't love him
ide
Why has Rama lost power?
Atdheu pa semaforë
History cannot repeat itself!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
