Berisha did not let him compete in the DP elections, Balliu writes to embassies: He has taken the party hostage, he is using it as a shield against SPAK.

2026-05-15 15:10:56 / POLITIKË ALFA PRESS

Berisha did not let him compete in the DP elections, Balliu writes to embassies:

Përjashtimi nga gara e PD për kryetar prej Sali Berishës e ka bërë ish-kandidaten Alesia Balliu të ndërmarrë një hap konkret. Ndryshe nga Mereme Sela që zgjodhi padinë në gjykatë, e cila ia ktheu mbrapsht për pasaktësi, ajo u ka dërguar një email përfaqësive ndërkombëtare.

Në programin “Sot Live në Shqipëri” në Report Tv, Balliu zbulon përmbajtjen e emailit, të dërguar sot.

Sot kam bërë një hap tjetër, i kam dërguar një email të gjitha ambasadave, përfaqësimit amerikan, britanik, gjerman, holandez, për ta informuar me mënyrën sesi po shkelet e drejta në PD për të garuar duke vënë në alarm dhe dijeni për situatën aktuale të PD sesi e drejton një lider non grata dhe si po e përdor këtë parti për të sulmuar qoftë ambasadorët e BE, qoftë institucionet e drejtësisë”, shprehet Balliu.

Përmbajtja e plotë e emailit:

I nderuar Ambasador,

Po ju shkruaj për të shprehur shqetësimin tim të thellë lidhur me situatën alarmante brenda Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe procesin jodemokratik që po zhvillohet aktualisht në lidhje me drejtimin e saj.

Z. Sali Berisha po shkon drejt zgjedhjeve në parti si kandidati i vetëm, pasi ka përjashtuar jo vetëm mua, por edhe kandidatë të tjerë që kërkonin një proces të hapur, demokratik dhe konkurrues. Kjo përbën një shkelje të qartë të parimeve themelore të pluralizmit dhe demokracisë së brendshme.

Sot, Partia Demokratike është marrë praktikisht peng nga Sali Berisha dhe klani i tij politik. Në vend që të ndërtojë një alternativë të vërtetë opozitare për qytetarët shqiptarë, partia po përdoret gjithnjë e më shumë si një mburojë personale për betejat e tij ligjore dhe politike me institucionet e drejtësisë.

Është thellësisht shqetësuese që një person i shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar për korrupsion dhe minimin e demokracisë, po e drejton Partinë Demokratike drejt një përballjeje të vazhdueshme me partnerët strategjikë të Shqipërisë. Nën drejtimin e tij, Partia Demokratike është kthyer gjithnjë e më shumë kundër SPAK-ut dhe institucioneve të drejtësisë në Shqipëri, duke përdorur shpesh retorikë armiqësore ndaj Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian.

Kjo situatë po dëmton jo vetëm vetë Partinë Demokratike, por edhe opozitën shqiptare, standardet demokratike dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.

E konsiderova të rëndësishme t’ju informoj mbi këto zhvillime dhe rreziqet që paraqiten kur një parti politike kapet nga interesat personale të një individi, në vend që të udhëhiqet nga vlerat demokratike dhe parimet institucionale.

Me respekt,

Alesia Balliu.

Sa i përket ndjekjes së çështjes në rrugë ligjore, deri në këtë moment, Balliu e ka dorëzuar padinë në gjykatën e PD, por prej dy javësh nuk ka asnjë përgjigje.

Unë kam bërë një padi te Gjykata e Apelit të PD, por akoma s’kam marrë një përgjigje që e kam çuar para dy javësh. Në bazë të përgjigjes do të çoj dokumentacionin përkatës. Nuk do të çoj një padi dhe të më rrëzohet. Në rast përgjigjeje negative unë do të bëj ankimimet përkatëse brenda afatit. Janë ata që po i shkelin këto rregulla. Si unë, si Salianji po kërkojmë të dimë arsyen pse na kanë përjashtuar, të na japin shkresën”, shprehet Balliu.
Me bindje të fortë, ajo shprehet se Berisha nuk shihet më si emër unifikues pasi prodhon vetëm shpifje. Balliu thotë se kreu i PD është frikacak pasi s’pranon të garojë para saj e Salianjit që ashtu si veten, e sheh emër fitues.

“Nëse do të lejohej gara, ta garantoj, Sali Berisha as 60% nuk merr. PD është e irrituar, do reformim të partisë, të jetë alternativë për të mundur Ramën. Ne e sfiduam, pse ka frikë të garojë? Ne garë kërkuam, s’kërkuam ofiq, as unë, as Salianji. Ai ka frikë nga demokratët. Në garë të ndershme, unë dhe Salianji e mundim Berishën”, tha Balliu.

Sa për protestat e PD, Balliu tha se pamjet, siç ato me dron të Report Tv e kanë dëshmuar shpesh, nuk gënjejnë. Protestat e Berishës janë gjithnjë e më në tkurrje dhe në thelb, bëhen për interesat e tij.

Protestat i bën, por i bën për mbijetesë, jo për të mobilizuar qytetarët. Sa vjen e ka më pak njerëz te protestat. Sot Sali Berisha nuk ka më argument politik për të qëndruar në politikë. Është thjesht një kufomë politike që ruan interesat personalë dhe familjarë”, nënvizoi Balliu.

Në fund, ajo rikonfirmoi mbështetjen e saj për Ervin Salianjin pasi ai sakrifikoi vërtet duke bërë burg për partinë.

Versioni Anglisht:

Dear Ambassador,

I am writing to express my deep concern regarding the alarming situation inside the Democratic Party of Albania and the undemocratic process currently taking place concerning its leadership.

Mr. Sali Berisha is moving toward the party elections as the only candidate, after excluding not only me, but also other candidates who sought an open, democratic, and competitive process. This represents a clear violation of the fundamental principles of pluralism and internal democracy.

Today, the Democratic Party has effectively been taken hostage by Sali Berisha and his political clan. Instead of building a genuine opposition alternative for Albanian citizens, the party is increasingly being used as a personal shield for his legal and political battles with justice institutions.

It is deeply concerning that a person declared “non grata” by the United States of America and the United Kingdom for corruption and undermining democracy is leading the Democratic Party into continuous confrontation with Albania’s strategic partners. Under his leadership, the Democratic Party has increasingly turned against SPAK and Albania’s justice institutions, while often adopting hostile rhetoric toward the United States, the United Kingdom, and the European Union.

This situation is damaging not only the Democratic Party itself, but also the Albanian opposition, democratic standards, and Albania’s European future.

I considered it important to inform you about these developments and the risks posed when a political party is captured by the personal interests of one individual rather than guided by democratic values and institutional principles.

Respectfully,

Alesia Balliu
Lawyer, Writer
Candidate for President of the Democratic Party

Happening now...