Biznesmeni në kërkim pjesë e grupit kriminal të kokainës dhe pastrimit të parave, si favorizohej Ilir Shtufi nga Balluku me tenderat e rrugëve

2026-06-12 10:27:20 / POLITIKË ALFA PRESS

Biznesmeni në kërkim pjesë e grupit kriminal të

Një ndër personat e shpallur në kërkim si pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafik kokaine dhe pastrim parash, është dhe biznesmeni Ilir Shtufi. Ky i fundit rezulton edhe në dosjen e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku ku është favorizuar në tenderat e rrugëve, konkretisht në një tender të Unazës së Madhe.

Biznesmeni në fjalë merret me ndërtime. Kujtojmë se në kuadër të një operacioni të SPAK dhe Policisë së Shtetit u lëshuan 20 masa, ndërsa janë ekzekutuar vetëm disa prej tyre. Gazetarja Klodiana Lala raporton se biznesmeni Orges Sota, i cili ka përfunduar në pranga, është pyetur më herët për skandalin e AKSHI.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe nuk ka konfirmim nëse është arrestuar Orest Birçaj për pastrim parash dhe grup i strukturuar kriminal. Ndërkohë Edmond Jaupaj është nën masën e sigurisë arrest shtëpie.

Operacioni është ende në vijim e sipër, ndaj po ushtrohen kontrolle në disa zona në Tiranë dhe Vlorë. Sa i përket strukturës së grupit kriminal, dyshohet se krerët janë të vendosur në Dubai. Ndaj Artur Koçekut është marrë masa e sigurisë “Arrest me burg”.
Sakaq, të ardhurat nga trafiku investoheshin në ndërtim.

 

Happening now...

Nga Neli Demi 12:52 ideas

Gen Z

Nga Neli Demi

ideas

Nga Neli Demi 12:52 ideas

Gen Z

Nga Neli Demi