“Doktorin e kanë dezinformuar”, Pjetri: PD nuk ka luksin e luftës së brendshme, duhet të dëgjohen votuesit

Ndrec Pjetri, ish-kandidat për deputet i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e emisionit “Oponencë” në News24, ka komentuar situatën e brendshme në PD pas takimeve të zhvilluara javët e fundit nga Ervin Salianji dhe figura të tjera të reja të partisë, të cilat janë përballur me kritika nga lidershipi dhe kupola drejtuese.
Pjetri u shpreh se kryetari i partisë, Sali Berisha është dezinformuar dhe nuk ka marrë informacion të plotë, pasi, sipas tij, të dhënat i serviren të pjesshme, duke iu referuar pretendimeve se takimi i Elbasanit ishte organizuar nga Suel Çela.
“Doktorin e kanë dezinformuar, informacionet nuk i shkojnë deri në fund,” deklaroi ai, duke shtuar se brenda PD-së duhet të ngrihet një komision hetimor për të sqaruar situatën.
Sipas Pjetrit, opozita nuk e ka luksin të përfshihet në përplasje të brendshme, ndërkohë që sfidat politike janë të mëdha. Ai theksoi se problemi nuk qëndron te emra të përveçëm, por te thelbi i funksionimit të partisë dhe mënyra se si vlerësohen kontributet.
Duke iu referuar rezultateve zgjedhore, Pjetri vuri në dukje se, ndonëse PD ka pësuar humbje, ka edhe të rinj që kanë marrë një numër të konsiderueshëm votash. “Kemi 50 deputetë dhe është shumë mirë që janë aty, por ka struktura brenda partisë që po i anashkalojnë të rinjtë,” u shpreh ai.
Në përfundim, Pjetri bëri thirrje për një bashkim të madh brenda Partisë Demokratike, duke theksuar se partia është zvogëluar dhe se rritja e saj mund të vijë vetëm përmes dëgjimit të strukturave dhe votës së bazës. “Votat tona janë të shumta dhe duhet të dëgjohen,” përfundoi ai.
Happening now...
83 mandates are not immunity for Rama's friends
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
