
Elvis Roshi në fushatë për kushëririn kandidat të PD-së, reagon Këlliçi: Lufta e klasave ka mbaruar në 1990-n


Ish-kryebashkiaku i socialistëve në Kavajë, Elvis Roshi, ka dalë për të mbledhur vota për Partinë Demokratike dhe konkretisht për Elton Roshin që është kushëriri i tij dhe garon në listën e Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës.
Për këtë u pyet edhe Belind Këlliçi në emisionin "Off the Record" me Andrea Danglli në A2 CNN, duke u shprehur se lufta e klasave është mbyllur që në vitin 1990.
“Unë nuk e di fare që Elvis Roshi ka dalë në fushatë elektorale, por di t’iu them se koha e Partisë së Punës, të luftës së klasave dhe e goditjeve familjare e farefisnore ka mbaruar në vitin 90 me rrëzimin e diktaurës. Unë nuk e di kë keni ju kushëri, por ju nuk mund të mbani përgjegjësi për të gjithë kushërinjtë tuaj. Unë e di që lufta e klasave është mbyllur në vitin 1990.
Nëse shkoni me mentalitetin komunist, që është përdorur edhe ndaj meje, duke më anatemuar si dhëndër socialist e të tjera. Unë ja tregova Veliaj se kush jam, do t’ja tregoj edhe Ramës”, tha Këlliçi në emisionin "Off the Record" me Andrea Danglli.

Rama-Berisha Bazaar, opposite Lulzim Basha!
ideas


Opposition bonus "Berisha" for Edi Rama

The culture of violence in live broadcast
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128