Gazetari zbërthen ‘strategjinë’ e kryeministrit: Rama është politikan kameleon

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në News24, ka komentuar qëndrimin e kryeministrit Edi Rama ndaj protestës qytetare dhe deklaratën e tij të prerë se projekti i Zvërnecit nuk do të anulohet, qoftë edhe nëse në shesh zbresin 500 mijë njerëz.
Gjatë analizës së tij, Hoxha e ka cilësuar kreun e qeverisë si një politikan “kameleon” që përshtatet sipas rrethanave për të gjetur pikën më të dobët të kundërshtarit, duke shtuar se aktualisht ai ka mbetur krejtësisht vetëm në pushtet.
Sipas gazetarit, kryeministri po përdor të njëjtën taktikë sprovuese që ka aplikuar edhe në të kaluarën me lëvizjet e tjera masive popullore, duke u shtirur fillimisht sikur tërhiqet apo dëgjon zërin e qytetarëve.
“Rama është politikan kameleon. Rama është një politikan që nuk e bren ndërgjegjja. Nuk ka as mik, as shok. Ka ngelur vetëm ai. Duke qenë i tillë, ai provoi në fillim sikur i dëgjoi protestuesit. Kjo i eci me studentët kur protestuan vite më parë. Rama merr ngjyrën e situatës, ai do të gjejë pikën më të dobët,” deklaroi Hoxha.
Gazetari la të kuptohet se kryeministri po mat reagimin dhe qëndrueshmërinë e kauzës për Zvërnecin, ndërsa theksoi se strategjia e tij bazohet në “ngjyrosjen” e qëndrimeve në varësi të shkallës së rrezikut që i kanoset pushtetit të tij.
Happening now...
Protests and the crackdown on the Rama-Berisha system
ideas
The beautiful cry of protest against the Rama-Berisha establishment
An Albania WITHOUT RAMA, WITHOUT BERISHA!
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128