Constitutional changes for the electoral system and the number of MPs, Berisha: We do not unite votes with Rama, their problem is the fight against 'SKAP'

2026-04-23 12:58:41 / POLITIKË ALFA PRESS

Constitutional changes for the electoral system and the number of MPs, Berisha:

Demokratët propozuan ndryshimin e sistemit zgjedhor në proporcional kombëtar me listë të hapur, kërkesë e cila u pranua në parim nga socialistët me kushtin që të preket Kushtetuta edhe me uljen e numrit të deputetëve.

Një ditë pas përgjigjes së ardhur nga Damian Gjiknuri, kryetari i PD-së, Sali Berisha tha se opozita nuk bashkon votat me Ramën, pasi qëllimi i tij është lufta kundër SPAK.

Elda Menga, TCH: Z. Berisha, PS është e gatshme të pranojë ndryshimin e sistemit zgjedhor ashtu sikurse e ka kërkuar PD, në rast se ju pranoni të diskutohet edhe ulja e numrit të deputetëve. A është e gatshme PD të ulet në një komision të posaçëm për reformimin e Kushtetutës, që të diskutohen të gjitha çështjet?

Sali Berisha: PD ka rënë dakord me kërkesën e aleatëve të vet dhe të tjerëve në përpjekjen më serioze për të gjetur mirëkuptimin më të gjerë si opozitë, më të drejtë dhe më të ndershëm, secili pjesën e vet, kjo është ai ligj dhe ne e bëjmë. Kushte, të cilat kërkojnë të pengojnë këtë, ne nuk pranojmë. Ne nuk kemi pse pranojmë sepse ne nuk gjykojmë se pa zgjidhur problemin elektoral, nuk mund të ketë një reformë kushtetuese.

Edhe njëherë ne nuk bashkojmë votat me Edi Ramën dhe ai po përgatit, se tani problemi i tyre është lufta kundër Skapit, se këtu duan të dalin ata, po të harrojnë se do marrin kurrë një votë të PD, pasi ata e kanë betejë politike, nuk e kanë betejë në interes të qytetarëve.

 

Happening now...