"He is no longer the leader of the DP from September 2025", Alesia Balliu takes Berisha to court

2026-04-23 13:47:57 / POLITIKË ALFA PRESS

"He is no longer the leader of the DP from September 2025", Alesia

“Sali Berisha nuk është më kryetar i PD-së prej datës 04.09.2025. Bazuar në statutin e PD-së, që konsiderohet si “kushtetuta” e Partisë Demokratike, Berisha nuk mund të vazhdojë të ushtrojë këtë detyrë, pasi mandati i tij pengohet nga vetë rregullat statutore. “Kryetari që humbet zgjedhjet, humbet edhe mandatin për të drejtuar partinë”, deklaron kandidatja për kryetare të PD-së, Alesia Balliu.

Balliu ka nisur procedurën ligjore për të ndaluar mandatin e Sali Berishës në krye të partisë. Ajo ka paraqitur një kërkesë-padi në strukturat e PD-së, përmes së cilës u kërkon organeve drejtuese dhe institucioneve përgjegjëse për respektimin e statutit që ta largojnë Berishën nga posti i kryetarit, duke argumentuar se qëndrimi i tij është në kundërshtim me statutin.

Pas këtij hapi, Balliu pritet ta çojë çështjen në gjykatë, me kërkesën për të ndalur mandatin e Berishës. Në një intervistë për Tema, ajo shprehet se e ka ndërmarrë këtë hap e bindur se organet e drejtësisë do ta trajtojnë padinë jo thjesht si një përplasje mes kandidatëve në PD, por si një çështje ligjore që lidhet me respektimin e statutit të njërës prej partive kryesore në vend, e cila ka efekte në nivelin e demokracisë në Shqipëri. Balliu thotë se padia është gati dhe do të depozitohet në gjykatë brenda afateve ligjore.

Megjithatë, Balliu shpreh dyshime për ndikim në drejtësi, jo vetëm nga Berisha, por edhe nga kryeministri Edi Rama, për të cilin ajo thotë se është po aq i interesuar sa Berisha që ky i fundit të mbetet në krye të PD-së. Sipas saj, qëndrimi i Berishës në kundërshtim me statutin i shërben zgjatjes së pushtetit të Ramës, pavarësisht skandaleve të shumta të korrupsionit që, sipas saj, janë bërë publike.

Balliu rikthen gjithashtu akuzat për korrupsion ndaj Berishës dhe familjes së tij. Ajo pretendon se PD është kthyer në një “dyqan tregu” në funksion të familjes Berisha, ndërsa demokratët janë lënë pas dore, njësoj si qytetarët e thjeshtë të vendit. Sipas saj, pasuria e Shkëlzen Berishës rritet vazhdimisht përmes favoreve që i bëhen nga qeveria përmes oligarkëve, ndërkohë që qytetarët e zakonshëm nuk arrijnë të ndërtojnë as një shtëpi.

Ajo flet edhe për përjashtimin e saj dhe vetëpërjashtimin e Ervin Salianjit, duke theksuar se Berisha nuk e pranon garën edhe kur nuk rrezikohet realisht. Balliu nënvizon se çdo vendim i marrë prej tij për përjashtime është nul, pasi, sipas saj, ai nuk është më kryetar i PD-së që prej 4 shtatorit 2025.

 

Happening now...