"They killed my daughter", Xhuana Nikollaj's parents: Her friend knows everything, let her speak

Në një rrëfim për herë të parë për Top Channel në “Shqipëria Live”, pas vdekjes së Xhuana Nikollajt, familja e saj kërkon drejtësi, ndërsa ngre dyshime për persona që mund të kenë dijeni se çfarë ka ndodhur një natë para aktit vetëflijues të së resë.
Në një intervistë për korrespondenten e Top Channel Brixhilda Deda, nëna e Xhuanës ka treguar se vajza e saj ka qenë prej vishesh në lidhje me Eraldo Fizën, dhe se kanë pasur një dashuri të madhe mes tyre.
Ajo tregon se problemet kanë nisur pas martesë, e cila zgjati vetëm tre muaj, kur Xhuana u kishte treguar se ai nuk donte punonte dhe se familja e tij shprehej se nuk ka nevojë ta bëjë, pasi e mbajnë ata. Po ashtu nëna e Xhuanës tregon se çifti kërkonte që të merrte shtëpi më vete pas martesës, por familja e djalit nuk pranonin.
Për lajmin se Xhuana kishte pirë fostoksinë, ajo thotë se janë lajmëruar nga shoqja e saj me të cilën jetonte në Tiranë, pasi ishte ndarë nga bashkëshorti.
Sipas nënës, kjo e fundit di çdo gjë që ka ndodhur mes Xhuanës dhe ish-burrit të saj, takimin që kanë pasur natën para se të ndërmerrte aktin e rëndë.
Më tej edhe motra e Xhuanës, deklaron se kjo e fundit u ka treguar se e kishte dhunuar ish-burri natën që e kishte takuar, para se ajo të vetëflijohej.
Babai hedh dyshime se mund të ketë qenë edhe vetë Eraldo Fizi, i cili vijon të jetë në kërkim nga policia, që mund t’ia ketë dhënë me forcë fostoksinën.
“E kishte nofullën e nxirë, edhe pjesë të tjera të trupit”, shprehet ai.
Apeli i prindërve dhe motrës së të resë që u nda nga jeta pak muaj më parë, është që të zbardhet e vërteta, të arrestohet autori që dyshohet se e çoi drejt vetëflijimit, dhe që shoqja me të cilën jetonte në Tiranë, të dëshmojë se çfarë ka parë dhe çfarë di për raporti e tyre para ngjarjes.
Happening now...
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128