The Supreme Court returns the file of the former mayor of Himara, Jorgo Goro, to the GJKKO for retrial.

2026-04-23 15:58:55 / POLITIKË ALFA PRESS
The Supreme Court returns the file of the former mayor of Himara, Jorgo Goro, to

Gjykata e Lartë riktheu sot për rigjykim në Gjykatën e Posaçme dosjen e Jorgo Goros, që lidhet me sekuestrimin e pasurive.

Vendimi është marrë sot (23 prill) pas ankimimit dhe rekursit që ka depozituar pala mbrojëse për ish-kryebashkiakun e Himarës.

Vendimi lidhet me sekuestrimin e pasurive të ish-kryebashkiakut dhe personave apo subjekteve të tjerë në çështje.

“vendosi prishjen e vendimit nr. 39 (87-2025-261), datë 22.07.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vendimit nr.25, datë 13.03.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për sa i përket pikës 4 të disponimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me konfiskimin e pasurive të paluajtshme, dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me tjetër trup gjykues”, thuhet në vendim.

Në vitin 2024, Gjykata e Lartë e kishte rrëzuar një tjetër rekurs të ish-kryebashkiakut Goro, për sekuestrimin e apartamentit. GJL rrëzoi vendimin e Apelit të datës 31 Korrik 2024, për sekuestrimin e apartamentit të tij, 81 metra katrorë, që kishte ndërmarrë SPAK pas arrestimit të zyrtarit socialist.

Jorgo Goro u hetua nga SPAK për pasurinë e tij dhe ndaj tij u dhanë dy masa sigurie “arrest në burg” dhe aktualisht ndaj tij janë dhënë dy dënime, prej të cilëve një e ka vuajtur.

Goro është dënuar nga GJKKO për çështjen e tjetërsimit të tokave në zonën bregdetare të Himarës, teksa ka edhe një proces të dytë.

Vendimi i Gjykatës së Lartë:

“JORGO GORO

VEZIR GJIKOKAJ

SHOQERIA AG.TCC SH.P.K.

Neni 248 e 25, 257/a paragrafi i dyte, te Kodit Penal          -//-        

Mospranimin e rekursit të të gjykuarit Jorgo Goro, kundër vendimit nr. 39 (87-2025-261), datë 22.07.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Prishjen e vendimit nr. 39 (87-2025-261), datë 22.07.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vendimit nr.25, datë 13.03.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për sa i përket pikës 4 të disponimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me konfiskimin e pasurive të paluajtshme, dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me tjetër trup gjykues”.

Happening now...