Two years and no sign in Turin, Juventus "packs" the 60 million-dollar midfielder for the summer

2026-04-23 15:52:03 / SPORT ALFA PRESS

Two years and no sign in Turin, Juventus "packs" the 60 million-dollar

Koha e Teun Koopmeiners te Juventusi po shkon drejt fundit. Një takim i kohëve të fundit midis agjentit të holandezit dhe menaxhmentit të Juventusit sugjeron një largim të menjëhershëm nga Torino.

Pas dy vitesh të trazuara, në të cilat ish-mesfushori i Atalantës u testua në çdo pozicion nga Thiago Motta, Tudor dhe tani Spalletti, rezultatet e dëshiruara nuk janë materializuar kurrë. Të paktën jo për një lojtar me vlerë marramendëse prej 60 milionë eurosh.

Dhe kështu, kërkimi tani është duke u zhvilluar për një destinacion që mund të plotësojë ambiciet e lojtarit dhe në të njëjtën kohë, kërkesat financiare të Juventusit.

Zonja e Vjetër e vlerëson Koopmainers me jo më pak se 30 milionë euro, një shifër që do t’i lejonte të shmangte një humbje kapitale. Jo tamam e lirë për dikë që nuk ka shkëlqyer që nga ndarja e tij nga Perëndesha.

Por mosha e tij, 28 vjeç, është ende në anën e tij, dhe nëse do të performonte mirë në një Kupë Bote , vlerësimi i tij mund të arrinte nivelet e shpresuara në Torino.

Sigurisht që ka interes nga disa klube të huaja që mund të ulen në tryezën e negociatave. Manchester United para së gjithash, ende në kërkim të një identiteti fitues që ka humbur prej kohësh. Por edhe Galatasaray, që e ka identifikuar Italinë si tregun e duhur nga i cili mund të përfitojë.

 

Happening now...