Nga rezoluta e Lulzim Bashës te Konventa e Hagës: Evropa vendos themelet e drejtësisë për Ukrainën

Rezoluta e inicuar nga Lulzim Basha kthehet në realitet. Tridhjetë e katër shtete dhe Bashkimi Evropian nënshkruan një konventë të re për krijimin e Komisionit Ndërkombëtar të Kërkesave për Ukrainën, gjatë një konference diplomatike të bashkë-organizuar nga Këshilli i Evropës dhe Holanda, në Hagë.
Konferenca mblodhi liderë dhe përfaqësues të nivelit të lartë nga mbi 50 shtete, përfshirë Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, Presidenten e Republikës së Moldavisë Maia Sandu dhe Kryeministrin e Holandës Dick Schoof.
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alain Berset, e cilësoi nënshkrimin si një hap të madh drejt drejtësisë: “Sot shënojmë një hap të rëndësishëm për llogaridhënien për Ukrainën. Komisioni Ndërkombëtar i Kërkesave përfaqëson drejtësi dhe shpresë për dhjetëra mijëra viktima. U bëj thirrje shteteve për ratifikim të shpejtë, që komisioni të nisë sa më parë punën për qytetarët e Ukrainës.”
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy theksoi se mekanizmi i kompensimit duhet të funksionojë në të gjitha hallkat e tij: “Presim që çdo mekanizëm – nga Regjistri i Dëmeve te Komisioni i Kërkesave dhe deri te pagesat reale – të vihet në funksion me mbështetje të fortë ndërkombëtare, në mënyrë që njerëzit të ndiejnë se çdo dëm i shkaktuar nga lufta mund të kompensohet.”
Krijimi i këtij Komisioni është në përputhje me Rezolutën 2539 (2024) të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, e cila bëri thirrje për ngritjen e një mekanizmi ndërkombëtar kompensimi për Ukrainën. Rezoluta u inicua nga Raporteri i PACE-s, Lulzim Basha, dhe shërbeu si bazë politike për këtë hap të rëndësishëm drejt drejtësisë dhe llogaridhënies ndërkombëtare.
Raporteri i këtij procesi vendimtar, Lulzim Basha, i cili luajti një rol qendror në ndërtimin e konsensusit politik dhe ligjor mes të gjitha vendeve anëtare të Këshillit të Evropës. Angazhimi i tij u vlerësua gjerësisht si kyç për arritjen e votimit unanim, një sukses i rrallë për një çështje kaq komplekse dhe të ndjeshme.
Basha bashkëpunoi ngushtë edhe me autoritetet amerikane, përfshirë Kongresin e SHBA-së dhe Departamentin e Thesarit, duke ndihmuar në sinkronizimin e përpjekjeve evropiane dhe transatlantike
Komisioni Ndërkombëtar i Kërkesave do të jetë pjesë e mekanizmit më të gjerë të kompensimit për Ukrainën, duke u ndërtuar mbi Regjistrin e Dëmeve për Ukrainën, dhe do të ketë për detyrë të shqyrtojë dhe vendosë mbi kërkesat për dëme materiale, humbje ekonomike dhe dëme personale të shkaktuara nga lufta.
Ky zhvillim shënon një hap të rëndësishëm drejt llogaridhënies ndërkombëtare dhe drejtësisë për viktimat e agresionit, duke forcuar rolin e Këshillit të Evropës në mbrojtjen e rendit juridik ndërkombëtar.
Happening now...
83 mandates are not immunity for Rama's friends
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
