Preç Zogaj: Primare sa për të larë gojën se ishin premtuar nga Berisha, Evropa nuk i bën më

2025-03-04 00:01:52 / POLITIKË ALFA PRESS

Preç Zogaj: Primare sa për të larë gojën se ishin
Preç Zogaj u tregua mosbesues për primaret që zhvilloi Partia Demokratike të dielën e shkuar. Duke komentuar rezultatet në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN, Zogaj tha se ato u premtuan nga Berisha, por vende të tjera tani nuk e i bëjnë më, sepse synojnë vota përtej militantëve.

“Është  një sinjal se partia është zvogëluar. Nuk ka atë numër që ka patur, ka firuar. Një arsye është edhe koha e shkurtër. Primaret u premtuan nga Berisha kur mori kryesimin e paertisë, ngeli si peng i premtime të mëdha kur nuk e kishte partinë, jo më tani që e ka partinë.

Grupi i Bashës nuk krijoi një fraksion dhe partia ka mbetur e pa bashkuar. Kemi një primare shumë rifuxho se të tëra partitë kërkojnë rrugë për kandidatë të mundshëm, por në Evropë u kanë ikur primareve, sepse sfida është që të marrësh vota përtej militantëve.

Vendet që i kanë provuar për dekada nuk I bëjnë më dhe Shqipëria mbas 34 vitesh i eksperimenton. Primare kur nuk ballafaqohen kandidatët, as stili, as formimi, janë sa për të larë gojën. Berisha kishte mbetur peng.

Në këto primare prevalojnë lobimet brenda”- tha Zogaj.